Home / Sport / Bavarezët me fitore në Allianz Arena, barazimi në Paris

Bavarezët me fitore në Allianz Arena, barazimi në Paris

Bayerni ka mundur 2:0 Juventusin në ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke u bërë me dije se italianët ende janë larg elitës evropiane. Ndërkohë barazim 2:2 ka sjellë dueli në Pariz ndërmjet PSZH-së dhe Barcelonës, në takimin që mbeti nën hije të gabimeve arbitrale që favorizonin francezët.

Bayern Munchen ka arritur një fitore bindëse në Allianz Arena kundër Juventusit, me një rezultat 2:0. Shënues të golave ishin Alaba në minutën e 26 dhe Muller në minutën e 63. Në ndeshjen e bavarezëve, Xherdan Shaqiri nuk pati fatin të prekë topin, pasi që u kyç në lojë në minutën e 93 të vazhdimeve, duke zëvendësuar Ribery.

Një lojë mjaft me befasira ka qenë në Paris, ku Barcelona nuk arriti të ruaj epërsinë deri në minutat e fundit. Paris Saint German me rolin e shkëlqyer të Zlatan Ibrahimoviq arriti tek barazimi. Messi ishte golashënuesit i parë nga fundi i pjesës së parë, dhe goli i dytë u shënua nga penalltia nga Xavi.

Për parizienët golat i shënuan Zlatan Ibramoviq në minutën e 80 dhe Shavi në minutën e 89, duke shënuar golin e barazimit. Ndeshjet e kthimit do të jenë më 9 prill në Barcelonë dhe Torino. Sonte do të jenë duelet befasuese midis Real Madrid – Galatasaray dhe Malaga – Borusia Dortmund.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *