Home / Sport / Bavarezët tregojnë si “zbërthyen” Barçën

Bavarezët tregojnë si “zbërthyen” Barçën

Jup Heinkes: “Kemi luajtur futboll të shkëlqyer gjatë të gjithë vitit pasi uria për sukses është e jashtëzakonshme pas dy viteve të fundit pa trofe. Skuadra jonë përdori në mënyrë brilante taktikën. Ne vrapuam dhe luftuam, shenjë e forcës dhe klasit tonë”.

Karl Heinz Rumenige: “Kemi fituar 4-0 ndaj skuadrës më të mirë në botë. Kjo është si një ëndërr. Luajtëm shumë bukur, nuk i dhamë shumë raste kundërshtarëve tanë. Nuk mendoj se Barça ka pasur ndonjë ndeshje ku ka krijuar kaq pak raste. Tomas Myler zhvilloi një ndeshje fantastike. Unë vazhdoj të mendoj se Mesi është numri 1 në botë, por nuk mendoj se në këtë ndeshje ishte në formë për të luajtur”.
Tomas Myler: “Nuk jam ëndërrimtar ndaj nuk do të ëndërroj. Le të themi se nuk e prisnim të fitonim 4-0, por vrapuam aq shumë dhe krijuam aq shumë raste, ndaj sigurisht që do ta cilësojmë një rezultat të mirë. Por nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në ndeshjen e kthimit. Mendoj se fusha e tyre është pak më e madhe dhe do të na bëjnë të vrapojmë pak më shumë, por 4-0 është rezultat fantastik. Shumë gjëra mund të ndodhin në një natë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.
Manuel Nojer: “Jemi një skuadër e bashkuar me shumë cilësi. Humbjet e sezonit të kaluar na kanë ndihmuar të bashkohemi. Ne po i gëzohemi kësaj nate por duhet të jemi të kujdesshëm. E dimë që në “Kamp Nou”, Barcelona ka luajtur disa ndeshje të mëdha”.
Filip Lahm: “Sigurisht që e di se çfarë ndodhi sot! Paraqitja jonë mbrojtëse ishte thuajse pranë perfeksionit dhe ky ishte çelësi i suksesit. Golat me goditje standarde nuk janë rastësorë, të gjithë e dimë që Barcelona ka probleme në lojën në ajër.
Arjen Roben: “Kjo është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Fantastike! Është thuajse e pabesueshme se sa mirë kemi luajtur, nuk mendoj se kemi luajtur ndonjëherë më mirë se kaq më parë. Duhet të jemi shumë krenarë pasi ishim dominues në një ndeshje që të gjithë e shihnin me shanse të barabarta për të dy skuadrat. Barcelona ka dominuar Evropën në 5 vitet e fundit dhe t’i mundësh ato në këtë mënyrë të jashtëzakonshme duhet të na bëjë shumë krenarë”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *