Home / Lajme / Maqedoni / BDI ankesa për Dollnenin, asnjë ankesë për Strugën dhe Qendrën

BDI ankesa për Dollnenin, asnjë ankesë për Strugën dhe Qendrën

Shkup, 24 Prill – Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSZH) në Maqedoni mbrëmë ka përfunduar afati i dorëzimit të ankesave nga partitë politike për parregullësi në votimet e së dielës në Strugë dhe Qendër, ku u rivotua për të tretën herë, si dhe për Dollnenin, ku u votua për raundin e dytë.

Vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dorëzuar ankesa për parregullësi në komunën e Dollnenit, ku fitoi kandidati i VMRO-DPMNE me një diferencë votash përballë kandidatit të BDI. Partia shqiptare ka shprehur ankesat për votimet në Cërnilishtë, fshatin e banuar kryesisht me shqiptarë, ku një numër të madh të votave ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE. Komisionerët e kësaj partie nëpër vendvotime nuk kanë nënshkruar proceserverbalet për shkak të parregullësive.

Ndërkohë, asnjë parti tjetër nuk ka shprehur ankesa për komunën e Strugës dhe komunën Qendër dhe se kjo pritej nga VMRO-DPMNE. Me këtë, Ziadin Sela përfundimisht u zgjodh kryetar komune i Strugës si dhe Andrej Zhernovski kryetar i komunës Qendër.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *