Home / Lajme / Maqedoni / BDI fitoi në 7 komuna, PDSH në 2, VMRO në Shkup dhe në 16 komuna dhe LSDM në 3 komuna (VIDEO)

BDI fitoi në 7 komuna, PDSH në 2, VMRO në Shkup dhe në 16 komuna dhe LSDM në 3 komuna (VIDEO)

8 Prill – Rreth të dytë do të ketë në Dollnen, ku pas rivotimit të djeshëm asnjë kandidat nuk e fitoi numrin e nevojshëm të votave për fitore në rrethin e parë zgjedhor.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i shpalli rezultatet e para të tërësishme për Qytetin e Shkupit dhe për 31 komuna ku dje u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe rivotim të rrethit të parë zgjedhor. Sipas rezultateve të para të KSHZ-së, BDI në votimin e djeshëm fitoi në shtatë komuna, PDSH në dy, VMRO-DPMNE në Qytetin e Shkupit dhe 16 komuna, LSDM në tre, Partia Përparimtare Serbe në një, ndërsa në një komunë kryetari do të jetë kandidat i pavarur. Rreth të dytë do të ketë në Dollnen, ku pas rivotimit të djeshëm asnjë kandidat nuk e fitoi numrin e nevojshëm të votave për fitore në rrethin e parë zgjedhor. Në Tetovë, ka fituar kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi e cila mori 24.536 vota kurse Sadi Bexheti kandidat i.Partisë Demokratike Shqiptare mori 18 52. Në tearcë Isen Asani nga BDI ka marrë 5.802 kurse Ruhan Ilazi 4.444. Në Vrapçisht, Bajram Kadrija nga BDI-ja mori 5.579 kurse Isen Shabani nga PDSH-ja 5.120. Në Jegunoc – Toni Kocevski nga VMRO-DPMNE mori 2690 Darko Blazevski nga LSDM 2.097. Në Bërvenicë, Enver Pajaziti nga BDI-ja mori 4.479 kurse Stojan Todorovski 4.049. Në Gostivar, Nevzat Bejta kandidat I BDI-së mori 19.348 kurse Rufi Osmani 18.210. Në Studeniçan ka fituar Azem Sadiku nga PDSH-ja I cili mori 4.225 kundrejt FATI ISENIt nga BDI-ja me 4.199. Në Cair fitoi Izet Mexhiti I cili mori 15.679 kundrejt MUHAMED ThACIT që mori 6.666. Poashtu në Strugë fitues ka dalur kanddiati I PDSH-së Zijadin Sela.

BDI FITOI NË 7 KOMUNA, PDSH NË 2 KOMUNA, VMRO NË SHKUP DHE NË 16 KOMUNA TJERA, LSDM NË 3 KOMUNA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *