Home / Lajme / Maqedoni / BE: Rivotime të qeta të dielën në Maqedoni

BE: Rivotime të qeta të dielën në Maqedoni

19 Prill – Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një raund të qetë zgjedhor gjatë rivotimeve të së dielës në tre komuna në Maqedoni.

Të dielën do të rivotohet në Strugë, komunën Qendër dhe komunën Gjorçe Petrov, për shkak të parregullësive në raundin e dytë zgjedhor të 7 prillit, ndërsa në komunën e Dollnenit do të mbahet raundi i dytë zgjedhor.

Delegacioni i BE-së në Shkup ka theksuar se pret që votimet të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të lirë demokratike.

Në Strugë rivotimet do të jenë në 9 vendvotime ku garojnë kandidati shqiptar Ziadin Sela dhe ai maqedonas Vlado Koçoski.

Në komunën Qendër do të rivotohet në 29 vendvotime në garën midis kandidatit të opozitës maqedonase Andrej Zhernovski dhe kandidatit të VMRO-DPMNE, Vladimir Todoroviq. Në komunën Gjorçe Petrov do të jetë një garë midis dy kandidatëve maqedonas të VMRO-DPMNE dhe LSDM në një vendvotim.

Ndërsa në Dollnen do të jetë raundi i dytë dhe në garë për këtë komunë është kandidati i BDI-së dhe kryetari i deritanishëm, Avdulla Bajramoski, i cili ka fituar 2.057 vota si dhe kandidati i VMRO-DPMNE, Bose Miloseski me 2.172 vota. Me këto rivotime do të mbyllet edhe procesi i zgjedhjeve locale në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *