Home / Lajme / Maqedoni / Bejta mirënjohje për qytetarët gostivaras

Bejta mirënjohje për qytetarët gostivaras

21 prill-Njëherit falënderoj edhe të gjitha institucionet shtetërore, shoqërore dhe fetare, si dhe personalitete të ndryshëm të cilët përmes vizitës së drejtpërdrejtë apo me shkrim, na drejtuan uratat e tyre.Mbështetja juaj, forcon përcaktimin tonë për të punuar në interes të të gjithë qytetarëve dhe së bashku të ndërtojmë një ardhmëri më të mirë për të gjithë ne”, theksoi Bejta.

Kryetari i ri i Gostivarit, Nevzat Bejta ka faleminderuar qytetarët e Gostivarit për mbështetjen e dhënë dhe uratat për zgjedhjen e tij në postin e kreut të komunës së Gostivarit.

“Në emrin tim personal, në emër të këshilltarëve të rinj komunalë dhe ekipit të ri udhëheqës së Komunës së Gostivarit, edhe publikisht ju falënderoj nga zemra të gjithë juve të cilët për një javë me radhë, erdhët për të më uruar zgjedhjen time në postin e kryetarit të komunës së Gostivarit. Njëherit falënderoj edhe të gjitha institucionet shtetërore, shoqërore dhe fetare, si dhe personalitete të ndryshëm të cilët përmes vizitës së drejtpërdrejtë apo me shkrim, na drejtuan uratat e tyre.Mbështetja juaj, forcon përcaktimin tonë për të punuar në interes të të gjithë qytetarëve dhe së bashku të ndërtojmë një ardhmëri më të mirë për të gjithë ne”, theksoi Bejta.

Sipas tij, dyert e komunës së Gostivarit do të vazhdojnë të mbeten të hapura për qytetarët edhe në të ardhmen, ndërsa ekipi udhëheqës dhe administrata komunale do të vihen komplet në shërbimin tuaj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *