Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Nuk merrem më me Rufi Osmanin, nuk ka legjitimitet (VIDEO)

Bejta: Nuk merrem më me Rufi Osmanin, nuk ka legjitimitet (VIDEO)

Gostivar, 18 Prill – Nga humbja e madhe që ai pësoi në zgjedhje nuk e di ai njëri për çfarë flet. Ai nuk ka legjitimitet se me fjalorin të cilin ai e përdorte ndaj qytetarëve ndaj oponentëve politik qytetarët ia treguan vendin se ku e ka. Vendin e ka në histori sepse ai pësoi humbje të madhe në nivelin nacional ” theksoi kryetari, Nevzat Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta në konferencën për gazetar tha se në të ardhmen nuk do të merret me ish kryetarin dhe me RDK-në, sepse ai nuk ka legjitimitet, kurse RDK-ja është humbëse e zgjedhjeve në nivel lokal dhe kombëtar.

“Kryetari në ikje vazhdon ashtu siç vepronte në aktivitetet parazgjedhore, me rrena, shpifje, ofendime dhe unë kam thënë se nuk do merrem me të. Ai sërish mashtron, nuk është larguar asnjë punëtor të cilët janë punësuar ashtu siç e kërkon ligji, por ata të cilët kanë qenë me kontratë dhe me vendim të Qeverisë, afati i kontratave u ka përfunduar. Punëtoret të cilët ai i ka punësuar për aktivitete politike, edhe atyre ju ka mbaruar kontrata dhe mund të themi lirisht se asnjë punëtor nuk është larguar qoftë nga komuna qoftë nga ndërmarrja publike ‘Higjiena’. Lirisht mund të shkoni dhe të pyeti se si është gjendja financiare në ndërmarrjen publike “Higjiena” në Gostivar, atje në arkë nuk ka asnjë denar, atje është bërë kriminalitet shumë i madh që do të ngelet në historinë e Komunës së Gostivarit”, theksoi Bejta.

Sipas tij kryetari në ikje që merret me rrena dhe mashtrime, për dy muajt e fundit për aktivitetet parazgjedhore ka shpenzuar 1 milion e 200 mijë euro, që së ka bërë asnjë kryetar komune në nivel republikan.

“Në arkën e buxhetit të Komunës së Gostivarit, unë kur e morra detyrën gjeta vetëm 5 mijë euro dhe shumë borxhe të pa papaguara të lëna. Por meqë e kam dhënë fjalën para qytetarëve se nuk merrem me të, unë kam ardhur për të punuar dhe për të realizuar programin të cilin unë e kam premtuar gjatë aktiviteteve parazgjedhore. Unë kam ardhur ta ndërtoj Gostivarin dhe të punoj në interes të qytetarëve të Gostivarit. Tash komuna e Gostivarit lirisht mund të ju them frymon lirshëm, qytetarët vijnë për çdo hall dhe na i zgjedhim problemet e tyre. Unë prej dje si kryetar i porsaemëruar, për qytetarët e mi kam nënshkruar edhe lejet e para të ndërtimit. Ka pasur një bllokim në sferën e urbanizimit atë bllokim e kemi hequr” theksoi kryetari i ri i Gostivarit.

Sipas tij, shkollat janë shëndërruar në fole të një partie politike.

“Ne kemi vazhduar nëpër shkolla, sepse kemi një çrregullim të madh. Nxënësit, prindërit dhe profesorët nuk e kanë vendin e vet, ato institucione janë shndërruar në fole të një partie politike që nuk ekziston, pasiqë ajo parti politike i ka humbur zgjedhjet si në nivelin nacional ashtu edhe në nivelin lokal këtu në Komunën e Gostivarit. Nga humbja e madhe që ai pësoi në zgjedhje, nuk e di ai njëri për çfarë flet. Ai nuk ka legjitimitet, se me fjalorin të cilin ai e përdorte ndaj qytetarëve, ndaj oponentëve politik, qytetarët ia treguan vendin se ku e ka. Vendin e ka në histori, sepse ai pësoi humbje të madhe në nivelin nacional”, theksoi kryetari, Nevzat Bejta.

RUFI OSMANI AKUZON NEVZAT BEJTËN PËR REVANSHIZËM POLITIK ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *