Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Sot Komunën e Gostivarit e shpalli se është e lirë, Bashkë do ta ndërtojmë Gostivarin tonë (VIDEO)

Bejta: Sot Komunën e Gostivarit e shpalli se është e lirë, Bashkë do ta ndërtojmë Gostivarin tonë (VIDEO)

Gostivar, 15 Prill – Kryetari Bejta foli edhe për një problem tjetër që sipas tij e ka prekur shumë qytetarë, tatimi për legalizimet e që nuk u është pranuar nga kryetari në ikje. Ai ka premtuar se tatimet do tu pranohen nga se ato janë derdhur në arkën e komunës së Gostivarit, dhe se qytetarët do të mund të bëjnë legalizimin e objekteve të tyre, bazuar në ligjin që solli qeveria.

Me program kulturor, me këngë dhe valle të përgatitur nga anëtaret e Shoqërive Kulturo Artistike të Gostivarit, AKVP “Besa”, Sh.K.A “Jahi Hasani”- Çegran dhe Sh.K.A “Lulet e Malësisë”, filloi dita e parë e punës për kryetarin e ri të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Para qytetarëve të tubuar përpara godinës komunale, kryetari Bejta falënderoi ato për mbështetjen e dhënë.

“Sot për para jush flas si kryetar i Komunës së Gostivarit. Më lejoni që në emrin tim dhe familjes sime, në emër të këshilltarëve komunal, në emër të qytetarëve dhe rinisë së Gostivarit, të ju falënderoj dhe përgëzoj nga zemra për përkrahjen e dhënë. Unë jam ndryshe nga kryetari në ikje, për shkak se ai katër vite u morr me mua, katër vjet bëri përçarjen e qytetarëve dhe katër vjet bëri shpifje dhe i mashtroi qytetarët. Për punët që i ka bërë në interes të qytetarëve, këtu për para jush i falënderohem, por ai bëri aq sa dinte. Na jemi ndryshe, Gostivari filloi të ndryshohet me ne dhe ndryshimet do të vazhdojnë me ne”, deklaroi Bejta.

Ai konfirmoi edhe një herë zotimin për realizimin e plotë të platformës parazgjedhore.

“Ne vijmë për të realizuar programin të cilin ne e kemi premtuar para qytetarëve tanë. Neve na presin shumë obligime. Urgjentisht qytetarët e Gostivarit kanë nevojë për uji të pastër, prandaj në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, Ministrinë e Ekologjisë, ne do ta përfundojmë stacionin filtrues. Arsimi u shkatërrua, nxënësit, prindërit dhe profesorët do ta marrin vendin e vet dhe shkollat do të jenë apolitike. Nuk ka vend politika në shkollë, për shkak se shkolla është vendi ku fëmijët marrin dituri, e ardhmëria qytetit tonë janë ato. Do të ndërtojmë kanalizime, rrugë, objekte sportive dhe ajo që është më e kërkuar dhe më e dhimbshme për qytetarët e Gostivarit, do të bëjmë ndryshime në urbanizëm”, vazhdoi Bejta.

Kryetari Bejta foli edhe për një problem tjetër që sipas tij e ka prekur shumë qytetarë, tatimi për legalizimet e që nuk u është pranuar nga kryetari në ikje. Ai ka premtuar se tatimet do tu pranohen nga se ato janë derdhur në arkën e komunës së Gostivarit, dhe se qytetarët do të mund të bëjnë legalizimin e objekteve të tyre, bazuar në ligjin që solli qeveria.

Në vazhdim të fjalimit të tij, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se për katër vitet e shkuara komuna për një pjesë të qytetarëve ka qenë e ndaluar, për biznesmenët, për shumë tregtar, për zejtar, bujq e blegtor nuk i kanë lejuar pse ato kanë menduar dhe votuar ndryshe.“Të nderuar qytetar, unë nuk jam si ai, si kryetari në ikje, gjithë qytetarët pa marr parasysh se si kanë votuar komuna është e tyre, ashtu e kërkon demokracia, ashtu e kërkon njerëzia. Edhe ata që kanë votuar ndryshe që nuk kanë votuar për mua, kryetari i komunës dhe administrata do jenë në shërbim. Të gjithë ne do jemi në shërbim për shkak se qeverisja e re do të punoje në interes të gjithë qytetarëve. Komuna e Gostivarit ka qenë e izoluar për shkak se kryetari në ikje nuk bashkëpunonte me Qeverinë. Prej sot Gostivari dhe qytetaret e Gostivarit nuk janë të izoluar. Sot Komunën e Gostivarit e shpalli se është e lirë. Bashkë do ta ndërtojmë Gostivarin tonë”, tha në fund kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Pas përfundimit të programit kulturor, të gjithë qytetarët e pranishëm, kryetari Nevzat Bejta i priti në zyrën e tij.

NEVZAT BEJTA: KOMUNA DO TË JETË E HAPUR PËR GJITHË QYTETARËT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *