Home / Sport / Bekam: Barazimi ishte i drejtë

Bekam: Barazimi ishte i drejtë

Lojtari i mirënjohur i PSG-së, David Bekam ka theksuar se barazimi ka qenë i drejtë dhe se s`ka kuptim nëse në ndeshjen e kthimit nuk arrijmë rezultatin për të shkuar në gjysmëfinale.

“Kemi pasur disa shanse të mira në pjesën e parë dhe po të kishim shfrytëzuar njërën prej tyre, do të ishte një rrëfim tjetër. Jemi në situatë më të mirë, se sa të përfundonim me rezultatin 1:2 dhe nuk ka arsye që pse të mos arrijmë rezultatin e gjysmëfinales, në ndeshjen e kthimit”, ka theksuar Bekam, i cili ishte lojtar startues dhe luajti deri në minutën e 70, kur u zëvendësua nga Verati. Ai është shprehur i lumtur që është përfshirë në ekipin e parë që nga minuta e parë e ndeshjes dhe për besimin e arritur tek trajneri Anceloti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *