Home / Sport / Berisha dhe Ejupi rrikthehen në Shkëndijë!

Berisha dhe Ejupi rrikthehen në Shkëndijë!

“Këto ditë sa nuk ishim me ekipin na mundësuan të kuptojmë se vërtet situata finansiare në klub është kritike. Ne u larguam të pakënaqur nga mospagesa dhe nga pamundësia për të bartur harxhimet personale, mirëpo duke parë se kësaj rradhe ekipi është pa sponsor dhe pa kurfarë mbështetje finansiare, e shohim të rrugës që të kthehemi në ekip dhe së bashku me shokët të ndihmojmë skuadrën deri në fund të sezonit. Kërkojmë publikisht falje nga bashkëlojtarët, stafi teknik, kryesia dhe tifozerët e klubit për mungesën disaditore dhe ofrojmë mbështetje maksimale për Shkëndijën deri në fund të sezonës. Që të mërkurën do të jemi në shërbim të stafit teknik, i cili do të vendosë nëse do ketë nevojë për ne në sfidën me Vardarin”, deklarojnë Berisha dhe Ejupi për Alsat-M.

Pas turbulencave të fundit më në fund një lajm i mirë nga Shkëndija e Tetovës. Dy prej pesë futbollistët e larguar të premten e kaluar (Demiri, Berisha, Aliu, Ejupi dhe Nikov), Sedat Berisha dhe Muzafer Ejupi, kanë vendosur të rrikthehen në taborin e Shkëndijës dhe t’i ndihmojnë ekipit deri në fund të kampionatit. Pasi të premten u larguan nga klubi në shenjë pakënaqësie nga vonesa e pagave mujore, Berisha dhe Ejupi, pendohen dhe vlerësojnë se ekipi ka nevojë për ndihmë. Të dy futbollistët në përmes TV Alsat-M, kërkojnë falje publike nga bashkëlojtarët, stafi teknik, kryesia, si dhe tifozeria tetovare për largimin e tyre të përkohshëm, që sipas tyre erdhi në afekt nga pakënaqësia momentale. Sedat Berisha dhe Muzafer Ejupi kërkojnë mirëkuptim nga të gjithë, nga se hapi i tyre për largim nga klubi ishte si shenjë e një situate të vështirë finansiare, që atyre nuk u mbetej hapsirë as për të udhëtuar në seancat stërvitore. Të ndikuar nga shumë premtime boshe paraprake, zgjedhja e tyre ishte të ndërpresin marrëdhëniet me ekipin tetovar, mirëpo vetëm disa ditë më vonë aftmirësisht kuptojnë situatën faktike dhe vendosin të rrikthehen në ekip, para sifdës me Vardarin. “Këto ditë sa nuk ishim me ekipin na mundësuan të kuptojmë se vërtet situata finansiare në klub është kritike. Ne u larguam të pakënaqur nga mospagesa dhe nga pamundësia për të bartur harxhimet personale, mirëpo duke parë se kësaj rradhe ekipi është pa sponsor dhe pa kurfarë mbështetje finansiare, e shohim të rrugës që të kthehemi në ekip dhe së bashku me shokët të ndihmojmë skuadrën deri në fund të sezonit. Kërkojmë publikisht falje nga bashkëlojtarët, stafi teknik, kryesia dhe tifozerët e klubit për mungesën disaditore dhe ofrojmë mbështetje maksimale për Shkëndijën deri në fund të sezonës. Që të mërkurën do të jemi në shërbim të stafit teknik, i cili do të vendosë nëse do ketë nevojë për ne në sfidën me Vardarin”, deklarojnë Berisha dhe Ejupi për Alsat-M. Rrikthim në ekip ka paralajmëruar edhe mesfushori Jasir Selmani, i cili u largua nga Shkëndija në merkaton e janarit. Pasi nuk siguroi angazhim jashta vendit, Selmani ka kërkuar t’i bashkohet ekipit në seancat stërvitore, ndërsa trajnerët do të vendosin nëse do të llogarisin në shërbimet e tij. Kujtojmë se Selmani është ‘fëmijë’ i Shkëndijës dhe ka kaluar të gjitha kategoritë e reja të kësaj skuadre. Berisha tre sezone më parë erdhi në taborin ‘kuqezi’, duke qenë një prej më meritorët për sukseset historike të skuadrës tetovare. Ndërkohë Muzafer Ejupi verën e kaluar erdhi si përforcim i sulmit, ndërsa për momentin me 14-të gola të shënuar është golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Faton Zylbehari, Alsat-M

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *