Home / Lajme / Rajon / Berisha dhe Topalli reagojnë për largimin e Metës

Berisha dhe Topalli reagojnë për largimin e Metës

2 prill-Po keshtu, kryeministri garanton qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet ne frymen dhe germen e saj.

Keto zhvillime jane komentuar ne Facebook edhe nga kryeministri Berisha.
Ai shkruan se ne kete debat te gjere qe ka shperthyer lidhur me njoftimet se Levizja Socialiste per Integrim do te vendos te lere qeverine, qendrimi i tij ka qene dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike ben zgjedhjen qe deshiron.
Natyrisht per mua, qeveria dhe qeverisja jane pergjegjesi qe behen edhe me te madha ne periudhe elektorale -, vijon kryeministri.
Ai thote se me kete rast deshiron te siguroje zgjedhesit se asgje nuk do te cenoje vendosmerine e qeverise per organizimin e nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten e vendit.
Po keshtu, kryeministri garanton qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet ne frymen dhe germen e saj.
Kreu i qeverise e mbyll shkrimin e tij duke thene se mbetet totalisht i perkushtuar te punoje me te gjitha energjite, ne interesin me te mire te qytetareve dhe te vendit.

Topalli komenton largimin i LSI: Çdo parti është e lirë të bëjë zgjedhjet e veta
Largimi i Levizjes Socialiste per Integrim nga qeveria per t’iu bashkuar Partise Socialiste si pjese e koalicionit ne zgjedhjet e 23 qershorit eshte komentuar nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli si nje e drejte e cdo partie politike per te bere zgjedhjet e veta.
Kete deklarate kryetarja e parlamentit e bari gjate ceremonise se perkujtimit te 4 deshmoreve te demokracise qe humben jeten ne 2 prill te vitit 91 ne qytetin e shkodres.
“Kjo ditë është reflektim për gjakun e dëshmorëve për një shqipëri më të mirë, dhe këtë Shkodranet e dinë më mirë se cdo kush që të marrin vendim”-tha ajo.
Homazhe pranë Memorialit të Dy Prillit zhvilluan familjarët e të rënëve, deputet te Partise Demokratike, përfaqësues të pushtetit vendor, dhe te shoqatave antikomuniste.Tv KLAN

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *