Home / Lajme / Rajon / Berisha: Janë grupuar bijtë e etërve në betejë kundër realitetit të sotëm shqiptar

Berisha: Janë grupuar bijtë e etërve në betejë kundër realitetit të sotëm shqiptar

Njëkohësisht, sipas tij, qeveria ka gati vendosjen e sistemit të ri të financimit të shkollës së lartë, jo vetëm për doktoraturë, por për gjithë shkollën, duke aplikuar kredinë studentore

Kryeministri Berisha gjatë një bashkëbisedimi me punonjëse, menaxhere, vajza dhe gra të angazhuara në biznes ka parashtruar vizionin e qeverisë për mandatin e ardhshëm.
Duke u ndalur pikërisht në një përfaqësim të tillë, kreu i qeverisë garantoi se “do ti japim përparësi grave e vajzave, sepse përveçse duam që të ngjisin shkallët e pushtetit, por se edhe kthimi është i sigurtë, pasi nuk shkojnë as në bixhoz e as në bingo, por në biznes”.
Njëkohësisht, sipas tij, qeveria ka gati vendosjen e sistemit të ri të financimit të shkollës së lartë, jo vetëm për doktoraturë, por për gjithë shkollën, duke aplikuar kredinë studentore.
Por nga ana tjetër, nuk mungoi dhë përballja mes dy alternativave, të asaj në qeveri dhe asaj që synon të vijë pas 23 qershorit.
“Nëse thuhet se do heqë tërësisht taksën biznesit të vogël, çfarë do bësh me qytetari që paguan TVSH. Në cilin vend njëri paguan e tjetri jo. Janë spekulimet të një njeriu që detyroi biznesin të paguaj më shumë. Mbetemi për taksat më të ulëta, për taksën e sheshtë. Ne do zgjerojmë liritë fiskale. Do përdorim gjithçka që Shqipëria të vendoset jo vetëm në grupet e vendeve të zhvilluara, por të ketë pozita të lartë në HiTEC”, vuri në dukje, Kryeministri.
Por në këtë këndvështrim, kreu i mazhorancës evidentoi dhe një tjetër moment të ndasisë mes dy kampeve politike.
“Sot pas 21vitesh është jo e lehtë të imagjinosh që nga viti 1991 deri sot mendësia e vjetër e bllokut është më e fuqishme se kurrë. Unë jo rastësisht jam ndalur në komentin e një darke. Nëse gjeni atë të thotë një fjalë me kompetencë në njërin nga profesionet tuaja, e keni gabim. Nëse ai flet për ekonominë, këput gafa se kur të vijmë ne në pushtet siç ishte dhe ajo se Banka e shtetit do llogarisë borxhin. Ose ky njeri thoshte para ca ditësh se nxirrte 250 mijë fëmijë analfabet, flet –për shkolla. Ka një perceptim të realitetit të sotëm, të një njeriu që nuk jeton në këtë vend”, vlerësoi Berisha.
Veçse nuk u ndal këtu, vijoi më tej duke pasur si orientim pikërisht atë darkë.
“Ai është konsekuent në mendësinë e etërve të tij. Në ’91 erdhi me ne, bënte takime në salla, më pas krijoi një parti. Tani është absolutisht në mendësinë e etërve të tij. Në atë darkën e gabuar. Hapet çështja Sali Berisha dhe Enver Hoxha dhe ky bashkë me avokatin mahnitën të pranishmit se Hoxha bëri shtetin. Këtë e përhapte Qosja që është një fosile. Ai hapi tezën se bëri shteti dhe kur e pyetën Avokatin i thonë se të futi në burg, e pranoi dhe tha se e futi me ligj. Janë grupuar bijtë e etërve në një betejë të përkorshme kundër realitetit të sotëm shqiptar”, deklaroi Kryeministri.
Gjithashtu, për t’i mëshuar dhe më shumë këtij qëndrimi, shefi i qeverisë, risolli në kujtesë takimin që zhvilloi dje kryetari i PS-së në Vlorë.

“Dje në Vlore u thoshte se u bëtë si në kohën e Selam Musait dhe se Berisha ju ka izoluiar. Por Vlora është më e zhvilluara se e meriton për shkak të turizmit. Ka marrë në koalicion 4 parti komuniste dhe njëri thotë të vëmë bustin e Enver Hoxhës. Për të në emër të atij shteti i ati firmoste ekzekutimin e Havzi Nelës. Çfarë janë me origjinë nga blloku shpërndajnë urrejtje patologjike ndaj çdo gjëje që sjell ndryshime në Shqipëri. Vendi u anëtarësua në NATO, u hoqën viza, të gjitha në bazë të reformave. Në Shqipëri u katër fishuan investimet, janë ndërtuar 10 mijë km rrugë, jetëgjatësia në lindje është më e madhe se 9 vende të BE. Çdo institucion ndërkombëtar flet për ulje të papunësisë, ky thotë se ka 1 mln të papunë. Vetëm një mëndje e sëmurë si ky e thotë, njësoj si Ramiz Alia që thoshte 1 mln të papunë, spiunë. Tani e kanë kap ethet e tmerrshme të disfatës. Sot kishte deklaruar se do tërhiqte komisionerët ditën e zgjedhjeve. tërhiqi, ne do bëjmë zgjedhjet më të mira”, u shpreh Berisha, gjatë këtij takimi.TV KLAN

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *