Home / Lajme / Rajon / Berisha: Prioriteti ynë, arsimi

Berisha: Prioriteti ynë, arsimi

19 Prill – Në kuadrin e një turi përurimesh në jug të vendit Kryeministri Sali Berisha ka qëndruar për disa orë mëngjesin e të enjtes në Përmet, ku ka qenë i pranishëm në inaugurimit të shkollës 9 vjeçare ‘Meleq Gosnishti’ të qytetit.

Kryeministri ka ritheksuar se arsimi mbetet prioritet i qeverisë së tij si në investimin e ndërtimit të shkollave të reja, ashtu edhe në rritjen e pagave të mësuesve, por nuk la pa sulmuar edhe opozitën dhe kreun e saj, Rama të cilit sipas tij i ka mbetur ora 100 vjet prapa dhe se me deklaratat e tij fyen dhe cenon nxënësit e shkollave në vend.

“Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar më tepër se 1300 shkolla në të gjithë vendin. Mësuesi ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Ata që krahasojnë mësuesit me 100 vjet më parë u them të vijnë dhe të shikojnë një orë mësimi. Atyre njerëzve u ka mbetur ora 100 vjet prapa duke fyer mësuesit e vendit”, tha Berisha.

Më tej kreu i Qeverisë deklaroi se do të bëhet gjithçka nga ana e qeverisë së tij për të luftuar deri në fund analfabetizmin dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Aktualisht Kryeministri po zhvillon një bashkëbisedim me studentët e mësuesisë në Universitetin e Gjirokastrës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *