Home / Lajme / Maqedoni / Berlini kritika për “Shkupi 2014”, të zgjidhet emri (VIDEO)

Berlini kritika për “Shkupi 2014”, të zgjidhet emri (VIDEO)

25 Prill – Shef i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski ka qenë në shënjestër të kritikave gjatë qëndrimit në Berlin lidhur me projektin “Shkupi 2014”.

Sipas Deutsche Welle, gjatë qëndrimit në Gjermani, ministrit maqedonas i është përcjellë porosia nga partitë relevante gjermane CDU – CSU që të zgjidhet kontesti i emrit dhe kritikat për numrin e madh të përmendoreve të projektit “Shkupi 2014” që janë vlerësuar si provokative.
“Prija e vazhdueshme për moszgjidhjen e emrit sjellë kërcënime për stabilitetin e vendit. Numri i madh i përmendoreve dhe Aleksandrit të Madh aspak nuk kontribuojnë në relaksimin e situatës”, ka raportuar Deutsche Welle, duke u thirrur në burime të diplomacisë gjermane.
“Punët me Aleksandrin tanimë mjaftojnë dhe shpejt i kuptuam. Tani të pastrojmë problemin me Greqinë, dhe ne në Bundestag sa më shpejt të japim dritën jeshile për të arritur tek data për nisjen e negociatave paraqasëse”, ka qenë porosi e diplomatëve gjerman në adresë të zyrtarit të lartë të Shkupit.

BERLINI KRITIKA PËR ” SHKUPIN 2014 ”, KËRKON TË ZGJIDHET EMRI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *