Home / Lajme / Maqedoni / Besimi u takua me ministren e Punëve të Brendshme të Finlandës, Rasanen ( VIDEO )

Besimi u takua me ministren e Punëve të Brendshme të Finlandës, Rasanen ( VIDEO )

12 Prill – Zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë, Fatmir Besimi sot priti në një takim zyrtar ministren e Punëve të Brendshme të Finlandës, Paivi Rasanen, e cila po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Bashkëpunimi i deritanishëm mes të dy shteteve, si dhe thellimi dhe zgjerimi i tyre në suaza të instrumenteve ekzistuese për ndihmë parainkuadruese, ishin në fokusin e bisedimeve në takim.

Zëvendëskryeministri Besimi duke theksuar se Republika e Finlandës është një nga partnerët më potencial për bashkëpunim bilateral, e theksoi rëndësinë e mbështetjes të cilën ajo e jep për Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. E theksoi edhe nevojën nga bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mbështetjen në pjesën e reformave të ndërmarra me qëllim të inkuadrimit të vendit në Union.

Sekretariati për çështje evropiane informoi se ministri Besimi shprehur mirënjohje për mbështetjen e Finlandës drejt përmbushjes së mëtejshme të kritereve politike të cilat paraqesin një pjesë të kritereve të dakorduara në suaza të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë.

Ai ka theksuar se është i mirëseardhur çdo bashkëpunim i mundur në pjesën e procesit aktual në analizën e thellë të shkallës së harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë evropiane, që zbatohet nga ana e institucioneve, para se gjithash në defnimin e qëllimeve të tjera në të cilat duhet të punohet në drejtim të harmonizimit mëtejshëm të politikave.

FATMIR BESIMI U TAKUA ME MINISTREN E PUNËVE TË BRENDSHME TË FINLANDËS, PAIVI RASANEN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *