Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti: Më 7 prill do festojm fitoren (VIDEO)

Bexheti: Më 7 prill do festojm fitoren (VIDEO)

Tetovë, 5 Prill-në jam i sigurt që vota juaj e lirë do ta ndëshkojë këtë politikë.Për të realizuar vazhdimësinë e punëve të mira unë kërkoj përsëri mbështetjen tuaj, me besimin e patundur se atë do ta fitojë.Tetova është dhe do të jetë e tetovarëve.Ne së bashku do të festojmë fitoren me 7 prill .priftë e mbara në ditën e zgjedhjeve” tha Bexheti.

Kandidati për Komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së, Sadi Bexheti ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen ofertës dhe programit të tij zgjedhor për një fitore të re në Tetovë. “Tetova është qyteti ku u linda, i shkollës ku mësova, i shokëve të fëmijërisë. Tetova është qyteti që më futi në rrugën e punës, që më dha mundësinë e rrallë të isha kryetari i saj, që më dha mundësinë të jem pranë njerëzve të mi. U bënë 4 vite që unë jetoj me shqetësimet e qytetit, me dashurinë dhe dhimbjen për vendin ku bashkarisht jetojmë.

Gjatë katër viteve të mandatit së bashku me bashkëpuntorët e mi jam munduar të sjell pranë jush ndryshime që jeta juaj të përmirësohet, sepse unë e di që Ju meritoni çdo ditë ndryshim të qytetit.
Ne dhamë gjithçka nga vetja jonë që ky ndryshim të ndjehet në jetën tuaj. Prandaj sot kam nderin t’ju drejtohem edhe njëherë me vullnetin më të mirë që të bashkohemi sa më shumë për programin tonë të zhvillimit dhe për të triumfuar mbi politikat që e harruan Tetovën plot katër vjet. Unë jam i sigurt që vota juaj e lirë do ta ndëshkojë këtë politikë.Për të realizuar vazhdimësinë e punëve të mira unë kërkoj përsëri mbështetjen tuaj, me besimin e patundur se atë do ta fitojë. Tetova është dhe do të jetë e tetovarëve. Ne së bashku do të festojmë fitoren me 7 prill priftë e mbara në ditën e zgjedhjeve” tha Bexheti.

SADI BEXHETI: MË 7 PRILL DO FESTOJM FITOREN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *