Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti në konferencë rajonale të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme në Beograd

Bexheti në konferencë rajonale të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme në Beograd

Bexheti para të pranishëmve theksoi se, Republika e Maqedonisë i ndjek trendet e reja në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, me çka potencoi se, korniza juridike dhe veprimi praktik, si dhe bashkëpunimi ndërmjet organeve kompetente shtetërore në rajon, është me rëndësi të jashtëzakonshme në luftën kundër formave të sofistikuara gjithnjë e më të shpeshta të krimit.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, mori pjesë në Konferencën Rajonale të Ministrave të Punëve të Brendshme dhe Ministrave të Drejtësisë, në temën “Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe bashkëpunimit gjyqësor në Evropën Juglindore”, që dje dhe sot u mbajt në Beograd të Serbisë.

Bexheti para të pranishëmve theksoi se, Republika e Maqedonisë i ndjek trendet e reja në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, me çka potencoi se, korniza juridike dhe veprimi praktik, si dhe bashkëpunimi ndërmjet organeve kompetente shtetërore në rajon, është me rëndësi të jashtëzakonshme në luftën kundër formave të sofistikuara gjithnjë e më të shpeshta të krimit.

Në kuadër të konferencës ministrat e drejtësisë e firmosën: Letrën për qëllime për firmosjet e ardhshme dhe ratifikimi i Konventës Rajonale për kompetencë dhe njohjen dhe ekzekutimin reciprok të aktgjykimeve në çështjet civile dhe tregtare.

Ministri Bexheti theksoi se me aderimin ndaj Konventës Rajonale Lugano do të përmirësohet bashkëpunimi i gjyqësorit në fushën e të drejtës civile dhe tregtare në shtetet kontraktuese, kështu që do të vendosen rregulla të unifikuara të juridiksioneve ndërkombëtare të gjykatave, lehtësimin e njohjes dhe futjen e procedurës së shpejtë për të siguruar ekzekutimin e aktgjykimeve, dokumenteve të besueshme dhe ujdive gjyqësore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *