Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti priti nxënësit e gjimnazit Lyzye nga Franca (VIDEO)

Bexheti priti nxënësit e gjimnazit Lyzye nga Franca (VIDEO)

Tetovë, 01 Prill – Në cilësinë e kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka pritur sot në një takim nxënësit e gjimnazit të Lizjeut nga Normandia e Poshtme të cilët këtyre ditëve qëndrojnë për vizitë në Tetovë.

Ky aktivitet është në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Tetovës me Aleancën Franceze dhe është në frymën e binjakëzimit të komunës së Tetovës me Normandinë e Poshtme. Kryetari Bexheti tha se pata kënaqësinë të mirëpres mysafirët nga Franca të cilët do të qëndrojnë në vizitë disaditore në Tetovë.

“Koordinatori i këtij projekti Frederik Bajol, tha se ky projekt ka filluar që nga viti 2008 në bashkëpunim me komunën e Tetovës, gjimnazin. “Kjo është e dyta herë që vijnë në Tetovë në kuadër të bashkëpunimit mes Normandisë së Poshtme dhe Tetovës. Në këtë vizitë takuam kryetarin e komunës së Tetovës z. Sadi Bexheti që e falënderojmë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm”, tha Bajol.

SADI BEXHETI: PRITI NXËNËSIT E GJIMNAZIT LYZYE NGA FRANCA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *