Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti takim me pensionistët e Tetovës (VIDEO)

Bexheti takim me pensionistët e Tetovës (VIDEO)

3 prill-Kryetari Bexheti ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha procedurat për realizmin e këtyre kërkesave. Në programin zgjedhor të Bexhetit, përveç projekteve që tashmë janë në realizim e sipër, grupmosha e tretë zë një vend të rëndësishëm me disa projekte tjera për një përkujdesje sa më të gjerë ndaj tyre.

Kandidati i PDSH-së për komunën e Tetovës, Sadi Bexheti sot ka realizuar një takim me shoqatën e pensionistëve të Tetovës. “ Ne gjatë gjithë kohës kemi bashkëpunuar me këtë shoqatë dhe kemi ndihmuar me mundësitë tona. Para disa muajve edhe kemi përcaktuar prioritetet e përbashkëta në bazë të kërkesave të shoqatës. Është në plan rikonstrumi i plotë i hapësirave të shoqatës dhe transport publik falas për këtë grupmoshë”, tha Bexheti.

Bexheti ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha procedurat për realizmin e këtyre kërkesave. Në programin zgjedhor të Bexhetit, përveç projekteve që tashmë janë në realizim e sipër, grupmosha e tretë zë një vend të rëndësishëm me disa projekte tjera për një përkujdesje sa më të gjerë ndaj tyre.

SADI BEXHETI TAKON PENSIONISTËT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *