Home / Sport / “Bild”: Gëtze ka firmosur për Bajernin!

“Bild”: Gëtze ka firmosur për Bajernin!

Mario Gëtze do të transferohet te Bajern Mynih në sezonin e ardhshëm dhe do të vihet nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga “Bild” në Gjermani, sipas të cilit lojtari i Borusia Dortmund do të firmosë pas dy muajsh kontratën e re.

Ndonëse mesfushori i talentuar gjerman ka një kontratë deri në vitin 2016 me klubin, ekziston një klauzolë largimi prej 37 milion eurosh, të cilën me sa duket Bajern e ka paguar pasi ka arritur akordin me vetë futbollistin.
Në Mynih, Gëtze do të përfitojë 7 milion euro në vit, një përmirësim i ndjeshëm i kontratës ekzistuese nga e cila përfiton 5 milion euro në vit. Emri i tij është përfolur shpesh si objektiv i merkatos së klubeve të tjera të mëdha evropiane, por duket se ai ka zgjedhur Bajern Mynih pasi dëshiron të punojë me Guardiolën.
Lajmi i publikuar në orët e vona të të hënës nga revista e njohur gjermane nuk ka gjetur konfirmim nga dy klubet e përfshira, por sigurisht që do të shkaktojë polemika deri në fund të këtij sezoni, kur të mësohet e vërteta për realizimin apo jo të këtij transferimi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *