Home / Lajme / Maqedoni / Bild i shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë (VIDEO)

Bild i shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë (VIDEO)

19 Prill – Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild ka shprehur shqetësime për të ardhmen e Maqedonisë.

Ministri Bild ka theksuar se është më i shqetësuar për Maqedoninë, se sa nga çdo vend tjetër që ballafaqohet me krizë politike në rajon. Ai këtë shqetësim e ka shprehur në një intervistë për televizionin Al Jazeera.

“Situata në Maqedoni momentalisht është e papërmbajtshme dhe se ekziston rreziku që të përkeqësohet edhe më shumë, në rast se nuk arrihet zgjidhje për kontestin e emrit me Greqinë si dhe për problemet e brendshme”, ka theksuar diplomati i njohur suedez, Karl Bild, duke shtuar se situata në Maqedoni mund të ketë pasoja edhe në rajon.

Sipas tij, situata e krijuar në Maqedoni kërkon angazhim ndërkombëtar, edhe përkundër angazhimit të mediatorit të OKB-së, por duhet që edhe liderët e Shkupit dhe Athinës të jenë në gjendje për të ndërmarrë hapa të nevojshëm rreth kontestit të emrit.

BILD I SHQETËSUAR PËR TË ARDHMEN E MAQEDONISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *