Home / Lajme / Maqedoni / Bishev: Sektori bankar në Maqedoni stabil dhe likuidues

Bishev: Sektori bankar në Maqedoni stabil dhe likuidues

15 prill-
Për shkallën e interesit potencoi se është ndër margjinat më të ulëta 3,5 për qind, që, sipas tij, do të thotë se ulja e mëtejme e shkallëve aktive të interesit nuk është e mundur pa uljen e shkallëve pasive të interesit. Për masën e BPRM-së për lirimin e bankave në hipotekat tha se bëhet fjalë për masë tregtare, në pajtim me standardet ndërkombëtare financiare, e cila më shumë ka të bëjë me kapacitete të mëdha, sesa me banesa dhe hapësira afariste.

Sistemi bankar në Republikën e Maqedonisë me të vërtetë është stabil dhe likuidues dhe mund të kryejë mbështetje kreditore në ekonomi. Interesi është ndër më të ultët, ndërsa kreditë jofunksionale kanë rritje e cila është e shpërfillëse.

Këtë e vlerësoi sot drejtori i Bankës Ekonomike, Gligor Bishev i cili mbajti ligjëratë para studentëve të Fakultetit ekonomik në Shkup, i cili potencoi se për ekzistimin e stabilitetit të lartë financiar ekziston konsensus, por se kjo nuk duhet të na kënaq dhe duhet të ruhet dhe të ngritet në nivel më të lartë.

Sipas tij, solvenca e kapitalit është e lartë dhe huatë në lidhje me depozitat në Maqedoni janë diku 86 për qind.

“Maqedonia dhe Shqipëria janë vendet e vetme të cilat e kanë këtë përparësi në rajon. Të gjitha vendet e tjera Serbia, Bullgaria, BeH, Kroacia dhe Rumania kanë një raport të huave ndaj depozitave me mbi 100 për qind, që do të thotë se në këto vende pa derdhje shtesë të kapitalit të huaj nuk është e mundur të rritet mbështetja kreditore e ekonomisë, ndërsa kufizim të këtillë në Maqedoni bankat nuk kanë”, deklaroi Bishev.

Ai theksoi se ekzistimi i stabilitetit financiar si përparësi Maqedonia duhet ta shfrytëzojë, veçanërisht në këto kohë të vështira kur në vendet periferike të BE-së ndodhin akoma goditje financiare.

Duke theksuar se rritja e kredive jofunksionale është e pashmangshme, theksoi se në Bullgari në vitin 2012 në krahasim me vitin 2008 plasimet e këqija janë rritur për shtatë herë dhe kanë për qind prej 17,5, në Kroaci janë rritur për 10 herë, ndërsa në Maqedoni janë rritur prej 7,5, në 10,5 për qind, do të thotë jo më shumë se 50 për qind.

Për shkallën e interesit potencoi se është ndër margjinat më të ulëta 3,5 për qind, që, sipas tij, do të thotë se ulja e mëtejme e shkallëve aktive të interesit nuk është e mundur pa uljen e shkallëve pasive të interesit. Për masën e BPRM-së për lirimin e bankave në hipotekat tha se bëhet fjalë për masë tregtare, në pajtim me standardet ndërkombëtare financiare, e cila më shumë ka të bëjë me kapacitete të mëdha, sesa me banesa dhe hapësira afariste.

Thekson se megjithatë duhet parë në praktikë nëse në një kohë turbulente veçanërisht te patundshmëritë dhe kapacitetet nga vëllimi i madh do të ketë investitorë. “Shpresoj se kriza do të përfundojë shpejtë dhe nuk do të ketë nevojë të prolongohet shitja e këtyre kapaciteteve”, tha Bishev.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *