Home / Sport / Bobi Çarlton: Ferguson është më i madhi i të gjitha kohëve!

Bobi Çarlton: Ferguson është më i madhi i të gjitha kohëve!

Sër Bobi Çarlton, një nga legjendat e futbollit anglez dhe atij botëror, mendon se Sër Aleks Ferguson është trajneri më i mirë i të gjitha kohëve. Në drejtimin e tij, Mançester Junajtid fitoi dy net më parë titullin e 20-të kampion në Angli, të 13-tin në këto 27 vite drejtimi të skocezit 71 vjeçar.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm dhe çdo gjë që i nevojitej Mançester Junajtid. Ai ka qenë një sukses i madh dhe trajneri më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Kjo nuk vihet në diskutim”, tha Çarlton.
“Ai është një motivues dhe një kontrollues i të gjithë skuadrës. Unë jam i lumtur që mund t’i them që të vazhdojë të punojë ashtu si gjithmonë. Kjo tregohet në paraqitjet dhe golat që po shënon Mançester Junajtid. Kemi shumë golashënues të ndryshëm tani, shumë prej të cilëve janë të rinj, që garantojnë se e ardhmja është e ndritur”, deklaroi Çarlton, i cili është pjesë e bordit drejtues te Mançester Junajtid.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *