Home / Sport / Borusia Dortmund-Real Madrid, reagimet pas shortit

Borusia Dortmund-Real Madrid, reagimet pas shortit

Pas tërheqjes së shortit për dyshet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, menjëherë vijnë regaimet e para nga anëtarë të skuadrave pjesëmarëse.

Emilio Butragenjo, ambasador sportiv i Real Madrid:

“Është një kënaqësi dhe nder për ne të jemi këtu. Kemi shumë respekt ndaj Borusia Dortmund. Kemi luajtur dy herë ndaj tyre në fazën në grupe por nuk arritëm t’i mundim. Këtë herë shpresojmë që të jetë ndryshe pasi ne duam të jemi në finale, kjo është ajo që ëndërrojmë të gjithë”.

Hans-Joakim Uatzke, administrator i përgjithshëm i Borusia Dortmund:

“Nuk mendoj se Real Madrid do të jetë i frikësuar për shkak të asaj që ndodhi në fazën në grupe. Ata do të na respektojnë ashtu siç i respektojmë edhe ne. Jemi të lumtur me shortin, jo sepse mendojmë se është i lehtë, por sepse Liga e Kampioneve është një turne ndërkombëtar dhe dëshironim një ndeshje ndërkombëtare, para një sfide kombëtare ndaj Bajern Mynih”.

Jurgen Klop, trajner i Borusia Dortmund:

“Jam i lumtur që vihemi përballë një kundërshtari të vështirë si Real Madrid. Në fund të fundit, e kemi mundur një herë në këtë sezon”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *