Home / Lajme / Maqedoni / Branko Crvenkovski largohet nga LSDM-ja

Branko Crvenkovski largohet nga LSDM-ja

Shkup, 25 Prill – Lideri i LSDM-së, Branko Crvenkovski në Këshillin Qendror të partisë ka njoftuar se nuk do të kandidohet përsëri për këtë funksion, me çka edhe zyrtarisht ka filluar gara për zëvendësimine tij.

Deri më tani kandidatë më të mundshëm për kryetar partie janë Zoran Zaev si dhe zëvendës i tij do të jetë Radmilla Shekerinska, kurse vazhdojnë të mbeten në garë edhe Igor Ivanovski, Zoran Jovanovski dhe Kire Naumov.

I vetmi ka qenë Naumov, i cili publikisht ka theksuar se ka ambicie për kreun e LSDM-së duke pasur përkrahjen e ish funksionarëve Vllado Buçkovski, Gjorgji Spasovit si dhe të Mile Zaçeviqit.

Më 2 qershor është planifikuar që të mbahet Kongresi i radhës i LSDM-së. Deri atëherë pritet të ndohë një garë e brendshme për kreun e partisë më të madhe opozitare maqedonase.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *