Home / Lajme / Maqedoni / Brukseli kërkon revidimin e historisë maqedonase

Brukseli kërkon revidimin e historisë maqedonase

11 prill-“Nuk është në stilin tim që të reagoj negativisht për çdo aktivitet që po zhvillohet në Shkup. Tashmë e kam theksuar që këtë vend fqinj e shoh si vend me të cilin ndajmë të njëjtën histori dhe të kaluar andaj kështu duhet të bëjmë edhe me të ardhmen” u shpreh bullgar Rajkov.

Brukseli zyrtar kërkon nga autoritet maqedonase të angazhohen seriozisht për revidimin e historisë Maqedonisë.

Përmes amendamentit 8 të Rezolutës për Maqedoninë, e cila u miratua nga ana e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) kërkohet revidimi i historisë maqedonase.

Rezoluta e PE-së bën thirrje të arrihet pajtimi historik mes popullit bullgar dhe maqedonas, duke tejkaluar “interpretimin ideologjik të historisë”në tekstet shkollore të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shoqata e historianëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër ndaj kësaj rezolute në mbrojtje të identitetin maqedonas, duke kërkuar edhe revidimin e të teksteve shkollore të Republikës së Bullgarisë

Sipas tyre rekomandimet për krijimin e një komisioni me ekspertë të përbashkët për histori dhe arsim duhet të merren në konsideratë, vetëm nëse i njëjti panel kontribuon në interpretimin objektiv dhe shkencor të historisë, i cili nuk do të dëmtoj indetitetin maqedonas në llogari të atij bullgar.

Prandaj, rekomandimet për krijimin e një panel me një histori të përbashkët dhe ekspertë të arsimit duhet të konsiderohet vetëm nëse komisioni të tillë të kontribuojë në një interpretim objektiv shkencor të historisë, e cila nuk do të ndikojë në çdo aspekt të identitetit maqedonas në kurriz të Bullgarisë, “lexohet paragrafi nga kjo organizatë.

Shoqata përgjigjet se ndryshimi i identitetit në mënyrë sistematike do të bëhet vetëm përmes teksteve shkollore, ndërsa manualet mësimore të shtetit fqinj do të mbeten të pa ndryshuara.

Lidhur me këtë çështje, kryeministri bullgarë, Marin Rajkov deklaroi se , personalitetet që po përvetësohen nga Maqedonia janë pjesë e historisë bullgare dhe se ky fakt është i pa mohueshëm.

“Nuk është në stilin tim që të reagoj negativisht për çdo aktivitet që po zhvillohet në Shkup. Tashmë e kam theksuar që këtë vend fqinj e shoh si vend me të cilin ndajmë të njëjtën histori dhe të kaluar andaj kështu duhet të bëjmë edhe me të ardhmen” u shpreh bullgar Rajkov.

“Askush nuk dyshon se Hristo Tamarçev është bullgar, ashtu ishin edhe Goce Dellçevi, Dame Gruevi, Boris Sarafov dhe Todor Aleksandrov”, shtoi ai. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *