Home / Lajme / Maqedoni / Bujqësia e Maqedonisë t’u përshtatet ndryshimeve klimatike (VIDEO)

Bujqësia e Maqedonisë t’u përshtatet ndryshimeve klimatike (VIDEO)

Uashington, 5 Prill 2013 – Rekomandimet kryesore në nivel kombëtar përfshin përmirësimin e sistemit të edukimit të bujqve, posaçërisht për rritjen e thatësirës dhe përzgjedhjen e llojeve rezistuese ndaj dëmtimeve, përmirësimin e qasjes deri te informacionet hidrometrolgjike dhe sigurimin e iniciative për konsolidimin e amvisërive bujqësore.

Ndryshimet e pritura të temperaturave dhe reshjeve në Maqedoni në të ardhmen do ta risin ndjeshmërinë në sektorin bujqësor të vendit dhe të popullsisë në mjediset rurale nëse nuk ndërmerren aksione përkatëse, paralajmërohet në studimin e ri të Bankës Botërore për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Studimi i titullar “Duke parë përtej horizontit: Si ndryshimet klimatike dhe përgjigjia përkatëse ndaj tyre do të ndikojnë në riformatimin e bujqësisë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore”, ofron një pikëpamje të re si dhe mundësi për përshtatjen e sektorit bujqësor në Maqedoni, Shqipëri, Moldavi dhe Uzbekistan.

Sipas studimit, temperaturat në Maqedoni në 40 vitet e ardhshme pritet të rriten për 1,8 gradë Celsius, që është shumë më tepër nga rritja e temperaturave prej afër 0,5 gradë konfirmuar në 50 vitet e fundit. Rritja e tillë e temperaturave së bashku me ndryshimin e reshjeve në vend pritet seriozisht të ndikojë ndaj prodhimtarisë bujqësore, sepse sipas projeksioneve temperaturat në verë do të rriten për 4 deri 5 gradë, ndërsa do të ulet edhe qasja deri te uji gjatë periudhës kyçe për kulturat bujqësore, nga maji deri në shtator.

Ky botim më i ri i Bankës Botërore i merr parasysh ndikimet negative nga këto skenarë, si dhe mundësia për shfrytëzimin e mundësive potenciale të krijuar nga ndryshimet klimatike dhe ofron mundësi për përshtatje me udhëzimet specifike për atë se si Maqedonia ta ulë ekspozimin e sektorit të saj bujqësore ndaj ndryshimeve.

Rekomandimet kryesore në nivel kombëtar përfshin përmirësimin e sistemit të edukimit të bujqve, posaçërisht për rritjen e thatësirës dhe përzgjedhjen e llojeve rezistuese ndaj dëmtimeve, përmirësimin e qasjes deri te informacionet hidrometrolgjike dhe sigurimin e iniciative për konsolidimin e amvisërive bujqësore.

Njohuritë nga studimi tashmë janë përfshirë në Strategjinë më të re për partneritet të Republikës së Maqedonisë me Bankën Botërore dhe janë integruar në Strategjinë për zhvillim të gjelbër ie cila është në fazë të përpilimit.

BUJQËSIA E MAQEDONISË T’U PËRSHTATET NDRYSHIMEVE KLIMATIKE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *