Home / Sport / Çelsi në gjysmëfinalet e Europa League

Çelsi në gjysmëfinalet e Europa League

Çelsi është kualifikuar në çerekfinalet e Europa Legaue dhe tashmë duket se është pretendenti i vetëm mes emrave të mëdhenj në Evropë për këtë trofe, pasi tre kundërshtarë shumë të fortë si Totenhem, Lacio dhe Njukasëll, i kanë dhënë lamtumirën turneut.

Londinezët e drejtuar nga Benitez janë mundur 3-1 në Rusi përballë Rubin Kazan, por kanë kaluar turin falë suksesit 3-1 në sfidën e parë të luajtur në Londër.

Takimi më i ethshëm i natës ka qenë ai i luajtur në Zvicër mes Bazelit vendas dhe Totenhemit. Koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin 2-2, ashtu si takimi i parë në Londër, ndërsa edhe shtesat nuk kanë dhënë një fitues në këtë sfidë. Është dashur gjuajtja e penalltive për të përcaktuar fituesin dhe nga pika e bardhë kanë triumfuar zviceranët që janë treguar të saktë në 4 gjuajtjet e tyre, ndërsa për anglezët kanë gabuar Hadëllstoun dhe Adebajor.

Në dy takimet e tjera, Lacio dhe Njukasëll nuk kanë arritur të përmbysin disavantazhin e dy golave në sfidat e para të humbura jashtë fushe, ndaj i kanë dhënë lamtumirën turneut, me Benfikën dhe Fenerbahçen që kalojnë në gjysmëfinale.

Europa League
Çerekfinalet / Rezultatet
Rubin Kazan-Çelsi 3-2
Bazel-Totenhem 2-2 (4-1p)
Lacio-Fenerbahçe 1-1
Njukasëll-Benfika 1-1

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *