Home / Sport / Champions: Bajern-Barça, Borusia përsëri ndaj Realit

Champions: Bajern-Barça, Borusia përsëri ndaj Realit

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kanë evituar një përplasje brenda të njëjtit shtet, duke dhuruara dy sfida Gjermani-Spanjë, nga të cilat do të dalin finalistet e turneut.

Shorti, i tërhequr nga golashënuesi më i mirë i historisë së këtij aktiviteti, Rud Van Nistelroi, ka vënë përballë në gjysmëfinale dy skuadrat që për momentin cilësohen si më të fortat në Evropë, Bajern Mynih dhe Barcelonën. Ekipi i drejtuar nga Jup Heinkes ka dominuar kampionatin gjerman dhe ka mbyllur diskutimet për titullin kampion në Bundesligë që në javën e kaluar, ndërsa katalanasit kanë pasur një sezon me hope, por vazhdojnë të kryesojnë të shkëputur kampionatin.

Ndeshja e parë zhvillohet në “Allianz Arena” në Mynih, me skuadrën spanjolle që ka një avantazh minimal pasi luan takimin e kthimit në fushën e vet. Ironik është fakti se përballë vihet e kaluara dhe e ardhmja e Pep Guardiolës, me trajnerin spanjoll që do të ketë të vështirë të përjetojë si tifoz këtë ndeshjes, i ndarë mes ish-ekipit të tij dhe klubit në drejtimin e të cilit do të vihet në sezonin ardhshëm.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër do të jetë një sfidë që është parë më herët në këtë sezon, mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid. Dy ekipet janë vënë kundër njëri-tjetrit edhe në fazën në grupe të turneut, pasi ishin të dy në atë që u quajt “grupi vdekjes”, pasi në radhët e tij ishin edhe Mançester Siti dhe Ajaks. Skuadra gjermane fitoi në shtëpi dhe barazoi në “Santiago Bernabeu” përballë madrilenëve, duke u rrëmbyer edhe vendin e parë në grup. Këtë radhë, ekipi i Murinjos është më i favorizuar se në sfidat e mëparshme me eliminim direkt të këtij edicioni pasi luan në fushën e vet ndeshjen e kthimit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *