Home / Sport / Champions League, sonte mësohen 2 gjysmëfinalistët e parë

Champions League, sonte mësohen 2 gjysmëfinalistët e parë

Kampionëve evropian në futboll. Dortmund-Malaga dhe Gallatasaraj-Real janë duelet e sontshme të cilat do të japin emrat e dy ekipeve të para që do të sigurojnë kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Do të luhen sonte dy prej çerekfinaleve të dyta të Ligës së Kampionëve. Në orën 20:45, Gallatasaraj pret Realin e Madridit në Stamboll, ndërsa në Gjermani luajnë Dortmundi me Malagën.

Gallatasaraj-Real
Reali është favorit për të kaluar turin në Turqi, pasi ka fituar 3-0 ndeshjen e parë.
Skuadra madrilene do të ketë mungesa pasi Sergio Ramos e Shabi Alonso janë të pezulluar dhe Pepe është i dëmtuar.
Por, edhe Gallatasarajit i mungon sulmuesi kryesor, Burak Jilmaz. Gjithsesi, Didie Drogba synon mrekullinë pasi beson se mund ta fitojë Championsin me skuadrën turke.
Gjyqtar do të jetë francezi Stefan Lanoi.

Dortmund-Malaga
Në Gjermani, gjithçka nis nga barazimi 0-0 i ndeshjes së parë.
Për vendasit nuk luan sërish Humels, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është si në takimin e parë.
Në sulm, do të synojnë golin Rojs, Gëce, Groskrojc dhe Levandovski.
Malaga luan sërish me Saviolën në sulm dhe thuajse pa ndryshime në krahasim ne ndeshjen e parë. Gjyqtar në Dortmund do të jetë skocezi Krejg Tomson.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *