Home / Sport / Champions: Sonte përballja Bayern-Barcelona

Champions: Sonte përballja Bayern-Barcelona

Mbrëmja e sotme do të përballë dy nga skuadrat më në formë të momentit në kampionatet respektive. Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën. Kampion të këtij sezoni në Gjermani dhe Spanjë të dyja këto skuadra po bëhen gati për të fituar dhe trofeun më të madh europian për klube.

Kanë arritur dy herë secila në finale në këto 4 vitet e fundit, statistikë kjo që tregon qartë se cilat janë këto dy klube dhe që prej disa vitesh po mbajnë një ritëm shumë të lartë. Bavarezët e drejtuar nga Jup Henjkes do të luajnë në shtëpinë e tyre përballjen e parë gjysmëfinale me Barelonën.

“Barcelona është më shumë se sa Mesi,” – thotë Henjkes në konferencën për shtyp përpara kësaj superndeshjeje. – “Ata janë një grup shumë i mirë lojtarësh që din të luajnë bukur futboll, megjithatë edhe ne i kemi elementët për të’u përballur si të barabartë me ta,” – përfundon ai.

Në këtë mbrëmje të sotme Bajerni i Mynihut nuk do të ketë në dispozicion Mandzukic dhe Toni Kros, por kjo me sa duket nuk do të ndikojë në pamje të parë në rendimendin e skuadrës gjermane.

Sa i përket Barcelonës, kryefjala mbetet Lionel Mesi dhe dyshimi për aktivizimin e tij që nga minuta e parë në ndeshjen e mbërmjes së sotme. Në seancën stërvitore të ditës së djeshme, ylli argjentinas ka qenë i pranishëm dhe me shumë gjasa do të jetë në formacionin bazë.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e shpejtë me ritëm të lartë. Ne do të përpiqemi t’i imponojmë lojën tonë, por do të jetë shumë e vështirë pasi Bayerni është një skuadrë me shumë potencial”, thotë zëvendëstrajneri i Barcelonës Xhordi Roura.

Ndeshja e fundit që janë përballur këto dy skuadra ka qenë cerekfinalja e Champions Leagues në vitin 2009 kur ka fituar Barcelona 4-0. Por në këto 4 vite kanë ndryshuar raportet dhe Bayerni duket të jetë drejt finalizimit të një prej sezoneve më të suksesshme nën drejtimin e Jup Henjkes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *