Home / Sport / Champions, sot përballja Borusia-Real

Champions, sot përballja Borusia-Real

Pas shkatërrimit të Barcelonës një ditë më parë nga Bayerni i Munich 4-0, mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridid.

Një ndeshja e cila u parapri nga zyrtarizimi surprizë i kalimit të Mario Gëtses tek Bajerni. Bavarezet kanë paguar menjëherë klauzolën prej 37 milionë eurosh për të tyrin yllin 20-vjeçar të Dortmundit. “E dija prej kohësh këtë gjë dhe mendoj nuk ishte momenti i duhur për t’u publikuar ky lajm, gjithsesi më mirë dje se sa sot përpara ndeshjes.

Pavarësisht të gjithave i kërkoj tifozerisë të le të gjitha emocionet negative në shtëpi dhe sot të dhurojmë spektakël ashtu që ta fitojmë këtë ndeshje me Realin”, ka thënë trajneri i Borusias Jurgen Klop. Skuadra e tij për herë të parë pas 15 vitesh arrin të shkojë deri në gjysmëfinalen e Champions Leagues dhe këtë gjë e arriti pas asaj mbrëmjeje spektakolare me Malagën në fazën e shkuar.

Ndërkohë nga ana tjetër Reali i Madridid, 9 herë fituesi i Champions Leagues duket në një formë shumë të mirë në këtë fazë të dytë të sezonit futbollistik. Së bashku këto dy skuadra janë përballur në muajt tetor dhe nëntor të vitit të shkuar ku gjermanët fituan 2-1 në fushën e tyre dhe barazuan 2-2 në Spanjë.

“Nuk mendoj se lajmi i transferimit të Gëtses do të ndikojë tek Borusia. Ata luajnë për të fituar ndeshjen sepse kjo është filozofia e tyre e lojës që vetëm sulmojnë dhe nuk ndikohen nga një lojtar. Klop është një trajner shumë i mirë dhe besoj se do ta karikojë shumë mirë skuadrën për ta fituar ndeshjen, por të shohim cfarë do të ndodh,” – deklaron Mourinjo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *