Home / Sport / Champions, supersfida Bajern-Juventus, PSZH pret Barcën

Champions, supersfida Bajern-Juventus, PSZH pret Barcën

Mbërrin dita e përballjeve të mëdha të Champions League dhe padyshim që e gjithë vëmendja në mbërmjen e sotme do të jetë në Mynih ku do të zhvillohet supersfida Bajern-Juventus.

9-2 është fitorja e fundit e skuadrës së Jup Henjkes në kampionat përball Hamburgun, një sinjal i fortë për italianët, të cilët nga ana e tyre fituan këtë javë edhe pse minimalisht derbin e Italisë me Interin 2-1. Të dyja këto skuadra janë më të suksesshmet në kampionatet respektive dhe nësi do t’i mbledhësh bashkë, numërojnë 50 tituj kampion. Bajerni i cili ka fituar përballjen e fundit me Juventusin në Torino 4-1 në sezonin 2009/2010, ka një avantazh prej 20 pikësh në bundesligë me skuadrën e vendit të dytë dhe i duhen 2 pikë të tjera nga këto 6 ndeshje të mbetura për ta mbyllur edhe matematikisht cështjen e titullit të 23-të.

Edhe Juventusi vjen në këtë ndeshje të sotme me 9 pikë avantazhndaj vendit të dytë dhe duket se do të ketë mundësinë në këtë sezon të marrë titullin e 29-të të Serisë A. Zonja e vjetër e drejtuar nga Konte ka pritur 7 vite për t’u rikthyer në cerekfinalen e Champions leagues dhe synon gjysmëfinalen si një kufi të cilin nuk e kanë arritur për mëse një dekadë, ndërkohë që kanë rekordin e asnjë humbjeje në aktivitetet europiane që nga ajo humbje 4-1 përball Fulhamit në Europa League.

Nga ana tjetër Bayerni në Alianz Arena ka edhe kujtime jo të mira dhe këtu nuk mund të kalojë pa u kujtuar humbje 2-0 përball Arsenalit, apo ajo 3-1 përball Bate Borisov në fazën e grupeve. Megjithatë sot gjithcka mbetet për t’u parë pasi shanset mbeten të barabarta për të dyja skuadrat. Specialistët deri tani nuk kanë mundur të nxjerrin asnjërën prej skuadrave favorite, qoftë edhe në letër.

Ndërkohë ndeshja tjetër cerekfinale e mbërmjes së sotme është ajo mes Paris Sg dhe Barcelonës. Barcelona për të mbërritur këtu ka arritur të kalojë Milanin me atë përmbysje të famshme, ndërkohë që rruga e Paris SG ka qenë më e thjeshtë. Edhe pse përfaqësuesit e të dyja skuadrave theksojnë se kanë respekt për njëra tjetërën, i njohin mirë potencialet dhe limitet e tyre. Nga njëra anë Barca e udhëhequr nga Mesi do të ketë këtë mbërmje edhe trajnerin e parë Tito Vilanovën. Ndërkohë Parisi ka mundur të lirojë nga pezullimi dhe të ketë të gatshëm për mbërmjen e sotme Zllatan Ibrahimovic, një emër që tremb këdo. Edhe pse francezët nuk duken në lartësinë e duhur në letër, ata udhëhiqen nga një trajner shumë i suksesshëm i Champions Leagues si Karlo Anceloti, italiani që i solli në këtë fazë pas 18 vjetësh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *