Home / Lajme / Maqedoni / “CIVIL” raporton për parregullësi

“CIVIL” raporton për parregullësi

07 Prill – Organizata joqeveritare “CIVIL” që po ndjek procesin e votimeve ka bërë të ditur për situatë të tensionuar në disa zona të vendit.

Kjo organizatë informoi se situatë tensionuese është në Koçanë, në Maqedoninë Lindore, ku ka prani të shtuar policore dhe se qytetarët theksojnë presione politike. Situatë e tensionuar përshkruhet edhe në Strumicë, ku është raportuar për thyerjen e një kutie votimit dhe për të shtëna me armë.

Në raportin e kësaj organizate theksohen shkelje dhe thyerje të rregullave të procesit të votimit sikur në raundin e parë. Në komunën e Karposhit është regjistruar një rast ku një person i vdekur akoma figuronte në listën zgjedhore.

Në Veles janë vërejtur aktivistë partiak duke i bërë presion qytetarëve. Në Tetovë, Aerodrom, Karposh dhe Gjorçe është shkelur heshtja zgjedhore pasi që janë vërejtur materiale propaganduese të kandidatëve të partive politike.

Në disa vendbanime janë regjistruar organizime të qytetarëve dhe transporti i organizuar nëpër vendvotime. Kjo është regjistruar edhe nga disa funksionarë të lartë shtetëror që kanë bërë organizimin e transportit. Në Çajle të Gostivarit ka pasur tentim për të votuar me letërnjoftim të huaj si dhe në Çair, ka pasur raste kur votuesit janë evidentuar edhe në lista tjera alternative. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *