Home / Sport / Çka po ndodh me Dritën?

Çka po ndodh me Dritën?

“Edhe vetë nuk e kemi të qartë se çka po ndodh, por jemi të vetëdijshëm se situata nuk është aspak e mirë. Realisht s’jemi as hija e ekipit që me shumë sukses luajti në vjeshtë. Ndoshta merkatoja që duhej të na japë freski, nuk u administrua si duhet dhe mbase ne jemi ekip më i dobët se në vjeshtë”, shprehen të brengosur futbollistë të caktuar të Dritës.

Diçka e çuditshme po ndodh me Dritën e Bogovinës!? Ekipi që në stinorin vjeshtor tregoi performansë shumë të mirë, duke paralajmëruar sezon të suksesshëm në debutimin e tyre në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, tani ka hyrë në krizë të thellë duke mbetur ‘peng’ në zonën e balotazhit dhe me gjasa që nëse vazhdon me këtë rritëm, të hyjë në rrezik për rënie direkte nga kategoria e parë. Tre tajnerë (Beqiri, Andonovski, Husein, pa llogaritur edhe zgjedhjet e përkohshme) këtë sezon kanë qenë pjesë e Dritës dhe përkundër fillimit të mirë, gjërat sa shkojnë e pëkreqësohen. Ndoshta këtu ka ndikim kriza finansiare që kaploi ekipin dhe merkatoja jo-profuktive në janar, kur përforcimet si duket janë nën nivelin e futbollistëve të larguar. Drita në pranverë nga 7-të përballje të zhvilluara ka pësuar 5 disfata, ka marë një barazim me Pelisterin në Bogovinë, ndërsa fitoren e vetme e regjistroi në transfertën me Napredokun në Kërcovë. Kjo ecuri që Dritës i dha vetëm 4 nga 21 pikë të mundshme, ekipin e ka zbritur në pozitën e 10-të në renditje me 27 pikë të tubuara, 7 më shumë se Teteksi i pozitës së 11-të që dërgon në Ligën e Dytë. Fitorja e dy xhirove më parë ndaj Napredokut dha shenja se ekipi kthehet në rrugën e duhur, mirëpo pasuan dy disfata 0:2 me Metalurgun në Tetovë dhe më pas 4:0 në transfertën me Horizontin. “Edhe vetë nuk e kemi të qartë se cka po ndodh, por jemi të vetëdijshëm se situata nuk është aspak e mirë. Realisht s’jemi as hija e ekipit që me shumë sukses luajti në vjeshtë. Ndoshta merkatoja që duhej të na japë freski, nuk u administrua si duhet dhe mbase ne jemi ekip më i dobët se në vjeshtë”, shprehen të brengosur futbollistë të caktuar të Dritës, të cilët megjithatë mbesin optimist se skuadra bogovinase do të shpëtojë nga më e keqja. “Ajo që ka kaluar nuk mund të kthehet, përkundrazi, duhet të shohim përpara nga sfidat që pasojnë. Besojmë se me mobilizim maksimal të të gjithë strukturave në klub, mund të shpresojmë në rezultate më të mira. Që nga ndeshja e ardhshme duhet të mendojmë për të grumbulluar sa më shumë pikë”, përfundojnë nga tabori i Dritës. Bogovinasit në fundjavë do të kenë test të vështirë, pasi në teren të vet përballen me kampionët në fuqi Vardarin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *