Home / Lajme / Rajon / DASH: Në Luginë, të rinjtë shqiptar arrestohen për motive politike

DASH: Në Luginë, të rinjtë shqiptar arrestohen për motive politike

21 prill-Arrestimet ndaj të rinjëve shqiptarë në Serbi ishin të motivuara politikisht dhe të orkestruara nga ministri Ivica Daçiq, për të rritur pozitën e tij në zgjedhjet serbe që u mbajtën dy ditë pas arrestimeve.”, njofton “Presheva Jonë”.

Departamenti i shtetit Amerikanka publikuar raportin vjetorë mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, përfshirë edhe atë në Serbi, ku bën fjalë edhe për diskriminimin e shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës-.

Arrestimet ndaj të rinjëve shqiptarë në Serbi ishin të motivuara politikisht dhe të orkestruara nga ministri Ivica Daçiq, për të rritur pozitën e tij në zgjedhjet serbe që u mbajtën dy ditë pas arrestimeve.”, njofton “Presheva Jonë”.

Rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Serbi që lidhen me diskriminimin dhe dhunën kundër pakicave, janë një problem më serioze, thuhet në fillim të raportit më të ri të Departamentit të Shtetit Amerikan për të drejtat e njeriut në botë. Pakicat kombëtare dhe etnike, të cilët përbëjnë 16.7 për qind të popullsisë, tha Departamenti i Shtetit. Gjatë vitit raportuar probleme që lidhen me abuzimin fizik të të ndaluarve nga policia, sulmet ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare. Të drejtat e njeriut, të minoriteteve sot janë më të rrezikuara në Sertbi, është thënë në raport.

Përkundër asaj se Kushtetuta e Serbisë ndalon arrestimin dhe denimet arbitrar, megjithatë, ka pasur raporte të arrestimeve arbitrare gjatë vitit të kaluar. Më 30 mars, Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë për lirimin e Hasan Abazit dhe Adem Merselit, të dy shqiptarë etnikë nga Kosova, të cilin autoritetet kishin arrestuan më 28 mars. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç e përshkroi arrestimin si hakmarrje për arrestimin e katër serbëve më 27 mars në Kosovë për kryerjen e materialeve zgjedhore në afat deri në zgjedhjet e 6 majit. Abazi u lirua më 20 prill, pasi familja e tij kihsate dhuruar 20,000 euro ($ 26,430) për lirimin e tij.

Më 14 qershor, Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (KPT) botoi raportin e vizitës së saj shkurt 2011 në burgjet e vendit. KPT-ja vuri në dukje shumë të paraburgosur ishte viktimë e abuzumiemve fizikiske nga an e policisë serbe duke u maltretuar me shuplaka, grushta, shkelma, dhe me shkop.

Struktura etnike e forcës policore eshtë e larmishme, ku shumica e tyre janë serbë, përfshirë këut edhe boshnjakët (myslimanët sllavë), hungarezët etnikë, malazezët etnikë dhe një numër i vogël i shqiptarëve etnikë. Inkuadrimi i pakicave në forcat policore në nivel lokal nga komunitetet mbeti ende një problem i madh. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *