Home / Sport / David Luiz i jep fitoren Çelsit në Bazel

David Luiz i jep fitoren Çelsit në Bazel

Në ndryshim nga Liga e Kampioneve ku thuajse gjithçka të çon drejt një finaleje të mundshme gjermane, dy takimet e para gjysmëfinale të Europa League kanë qenë më të ekuilibruara dhe duke mos dhënë rezultate të thella. Gjithsesi, hapin më të sigurt drejt finales e ka bërë Çelsi me suksesin 2-1 në fushën e Bazelit, ndërsa Fenerbahçe ka një avantazh të lehtë për takimin e kthimit falë suksesit 1-0 ndaj Benfikës.

Çelsi ishte favorite kryesore për të kaluar në finale dhe ka konfirmuar këtë duke gjetur shpejt avantazhin me Moses, që në minutën e 12-të të takimit. Por londinezët më pas kanë shpërdoruar shumë raste para portës kundërshtare, sidomos në pjesën e parë ku vendasit thuajse nuk ekzistonin në fushë. Por në pjesën e dytë, Bazeli zgjohet dhe kërkon më shumë portën e mbrojtur nga Çeh, duke arritur me sukses që të barazojë në minutat e fundit të sfidës falë penalltisë së Shar. Rezultati 1-1 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që luhet në Londër, ndaj Çelsi hidhet në sulm në minuta e mbetura dhe arrin të gjejë golin e fitores, falë gjuajtjes së David Luiz në minutën e 94-t.

Ndërkohë, në Stamboll, Fenerbahçe ka dominuar ndeshjen ndaj Benfikës por ka pasur shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës, pasi turqit janë ndalur tre herë nga shtylla. Kristian ka humbur një penallti në minutën shtesë të kësaj pjese dhe ka shpërthyer në lot në mes të fushës. Por fatmirësisht, gabimin e brazilianit e ka shlyer në pjesën e dytë Korkmaz me golin e tij që i ka dhënë një avantazh minimal skuadrës turke para takimit të kthimit që luhet në Portugali.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *