Home / Lajme / Maqedoni / Debat publik me temë ‘Themelimi i Këshillit Rinor Kombëtar’ (VIDEO)

Debat publik me temë ‘Themelimi i Këshillit Rinor Kombëtar’ (VIDEO)

16 Prill – Këshilli Iniciues për themelim të Këshillit Rinor Kombëtar është trup i përbërë nga 16 organizata rinore, i cili u formua përgjatë realizimit të ditëve të rrjetëzimit rinor në Dojran, nga 25 deri më 28 tetor të vitit 2012.

Në Sallën e I.N. “Teatri i Tetovës” sot në mesditë do të mbahet debati publik me temë: “Themelimi i Këshillit Rinor Kombëtar”.

Evenimenti paraqet prezantim të punës së Këshillit Iniciues për themelim të Këshillit Rinor Kombëtar, me qëllim të nxisë dhe hapë debate rreth punës së deritanishme.

Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit joqeveritar, institucione relevante shtetërore.

Këshilli Iniciues për themelim të Këshillit Rinor Kombëtar është trup i përbërë nga 16 organizata rinore, i cili u formua përgjatë realizimit të ditëve të rrjetëzimit rinor në Dojran, nga 25 deri më 28 tetor të vitit 2012. Në këtë eveniment morën pjesë 39 organizata rinore dhe organizata për të rinjtë, të cilat bashkërisht vendosën strukturë-propozuese fillestare për Këshillin e ardhshëm. Këshilli Iniciues mori mandatin për ta zhvilluar dhe përsosur, njëkohësisht të organizojë Kuvendin Themelues.

PAPERSPEKTIVA INICON THEMELIMIN E KËSHILLIT RINOR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *