Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët nga Maqedonia në seminar për politikë kombëtare të sigurisë në Gjermani

Deputetët nga Maqedonia në seminar për politikë kombëtare të sigurisë në Gjermani

23 prill-Qëllimi i seminarit është që të vendoset komunikim strategjik me institucionet parlamentare në sferën e politikës së sigurimit dhe të përforcohen kapacitetet për përfshirjen e tyre në dialogun strategjik, zhvillimi dhe implementimi i strategjive kombëtare të sigurimit dhe mbrojtjes, të identifikohen, sqarohen dhe zbardhen rolet dhe misionet institucionale, si dhe të nxitet transparenca e planeve mbrojtëse dhe politikave.

– Deputetët nga Maqedonia të kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit Suzana Saliu, prej sot deri më datën 26 të këtij muaji do të marrin pjesë në Seminarin për politikën kombëtare të sigurisë dedikuar për deputetë në Garmish-Partenkirhen, Gjermani.

Qëllimi i seminarit është që të vendoset komunikim strategjik me institucionet parlamentare në sferën e politikës së sigurimit dhe të përforcohen kapacitetet për përfshirjen e tyre në dialogun strategjik, zhvillimi dhe implementimi i strategjive kombëtare të sigurimit dhe mbrojtjes, të identifikohen, sqarohen dhe zbardhen rolet dhe misionet institucionale, si dhe të nxitet transparenca e planeve mbrojtëse dhe politikave.

Seminari përfshin ligjërata, diskutime dhe interaksion midis deputetëve dhe ligjëruesve për çështjet nga sfera e politikës ndërkombëtare të sigurimit: bashkëpunimi rajonal i sigurimit, parlamentet dhe reforma e sektorit të sigurimit, qeverisja e të drejtës, NATO-procesi i inkuadrimit, shpenzimet dhe benefitet, përgjegjësia e parlamentit para popullatës, sigurimi rajonal ekonomik, roli i parlamentit në buxhetin për mbrojtjen dhe planifikimin e tij dhe në kundërshtimin e kërcënimeve në shekullin 21: krimi dhe korrupsioni.

Saliu dhe deputetët Orhan Ibrahimi, Vjollca Mehmeti-Nuredini, Marjanço Nikollov, Toni Trajanovski, Ivon Veliçkovski, Cvetanka Ivanova, Maria Rashkovska, Safet Bishevac, Tanja Tomiq, Dimitar Stevanancia dhe Kosana Nikoliq Mazneva do të marrin pjesë në ftesë të Qendrës evropiane për studime të sigurimit “Xhorxh C. Marshal”, në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *