Home / Lajme / Maqedoni / Deputeti Izet Zeqiri dorëzon dorëheqjen te Kuvendi Republikan (VIDEO)

Deputeti Izet Zeqiri dorëzon dorëheqjen te Kuvendi Republikan (VIDEO)

22 Prill – Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar deputeti nga rradhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri tashmë ai edhe zyrtarisht ka ofruar dorëheqje nga funksioni deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Letra që mund të lexoni më poshtë i është dërguar kryeparlamentarit të Maqedonisë, Trajko Veljanovskit nga ana e deputetit Izet Zeqirit:

Deri te: Kuvendi i Republikes së Maqedonisë

Kryetar: Trajko Veljanovski

Lënda: Dorëheqje nga funksioni deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë

Unë Izet Zeqiri deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë nga rradhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare në harmoni me nenin 57 të Rregullores së Parlamentit të Republikës së Maqedonisë jap dorëheqje nga funsioni deputet.

A R S Y E T I M

Dorëheqjen e ofroj për arsye etike. Në zgjedhjet e fundit lokale participova si kandidat për Kryetar të Komunës së Tetovës nga rradhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare., por nuk arrita të siguroj përkrahje të duhur nga qytetarët e Tetovës që të arsyetoj punën e më tutjeshme si deputet. Duke i patur parasysh rezultatet zgjedhore, edhe pranë faktit që në mënyrë permanente kam luftuar për të mbrojtur interesin e qytetarëve të Tetovës, konsideroj se nuk kam legjitimitet dhe kredibilitet politik për ti përfaqësuar qytetarët e Tetovës në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Ju informoj se nga muaji i ardhëshëm nuk do të participoj në punën e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Në përputhëshmëri me këtë, mandati im në përputhëshmëri me Ligj do të ndërpritet dhe do të trashëgohet nga kandidat tjetër nga rradhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Prof. dr. Izet Zeqiri

DEPUTETI IZET ZEQIRI OFRON DORËHEQJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *