Home / Sport / Derbi Shkëndija-Renova në qendër të vëmendjes (VIDEO)

Derbi Shkëndija-Renova në qendër të vëmendjes (VIDEO)

Tetovë, 12 Prill – “Na pret ndeshje e vështirë me skuadrën e fortë të Renovës, e cila veç më njëherë na mundi këtë sezon. Shpresojmë që disfata me Teteksin mos të ketë lënë pasoja dhe ne premtojmë se do të japim 100% nga mundësitë tona për të dalë me rezultat pozitiv. Besojmë në mbështetje nga publiku, me shpresë që në fund së bashku do t’i gëzohemi fitores”, shprehen futbollistët e Shkëndijës.

Fundjava sjell në program ndeshjet e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, ndërsa në qendër të vëmendjes për opinionin vendor do të jetë derbi tetovar ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës.

Ekipet fqinje për herë të dytë këtë pranverë do të përballen me njëra tjetrën, kësaj rradhe në kërkim të fitores për të lënë pas dështimin paraprak. Si Shkëndija, ashtu edhe Renova në këtë duel vijnë pas humbjeve në xhiron e kaluar, të cilat faktikisht ndërprenë serinë pozitive të të dyja ekipeve. Shkëndija u mund nga Teteksi dhe i dha fund serinë prej tre fitoreve me rradhë, ndërsa Renova kishte katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshje, u dorëzua përballë Rabotniçkit në Tetovë. Tani kjo përballje është mundësi e mirë për të nisur seri të re të rezultateve pozitive. Nga tabori i Shkëndijës presin që të hakmeren në një mënyrë për humbjen 1:2 që pësuan nga Renova në start të sezonit pranveror, ndërsa ‘xhepçishtasit’ synojnë të përsërisin suksesin paraprak. “Na pret ndeshje e vështirë me skuadrën e fortë të Renovës, e cila veç më njëherë na mundi këtë sezon. Shpresojmë që disfata me Teteksin mos të ketë lënë pasoja dhe ne premtojmë se do të japim 100% nga mundësitë tona për të dalë me rezultat pozitiv. Besojmë në mbështetje nga publiku, me shpresë që në fund së bashku do t’i gëzohemi fitores”, shprehen futbollistët e Shkëndijës. “Humbja me Rabotniçkin ndërpreu serinë tonë pozitive në pranverë. Ne duam të besojmë se ajo ishte vetëm një ditë e keqe e jona dhe mundësi për të dëshmuar këtë është takimi me Shkëndijën. Besojmë në atmosferë korrekte dhe në fund pikët le t’i takojnë ekipit më të mirë dhe me më shumë fat sportiv”, thonë nga tabori i Renovës. Ndeshja Shkëndija-Renova zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00. Përveç derbit tetovar, të shtunën do të luhen edhe sfidat Napredoku-Teteksi që poashtu fillon në orën 16:00 dhe Vardari-Pelisteri që nis në orën 19:00. Tre përballjet tjera të xhiros së 24 në program do të jenë të dielën dhe në të njëjtat takohen Horizonti-Drita, Metalurgu-Sileksi dhe Rabtoniçki-Bregallnica.

Dyshet e xhiros së 25-të:
Shkëndija-Renova,
Napredoku-Teteksi,
Vardari-Pellisteri,
Horizonti-Drita,
Metalurgu-Sileksi dhe
Rabtoniçki-Bregallnica.

DERBI TETOVAR SHKËNDIJA – RENOVA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *