Home / Lajme / Maqedoni / Deri më 30 prill dorëzimi i kërkesave për subvencione për qumështin e prodhuar dhe të shitur

Deri më 30 prill dorëzimi i kërkesave për subvencione për qumështin e prodhuar dhe të shitur

9 prill-Kërkesat dorëzohen deri më 30 prill të vitit 2013 në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku është kryer regjistrimi i ekonomisë bujqësore. Si dëshmi për qumështin e shitur dorëzohen shënimet blerëse të dhëna nga kapacitetet përpunuese të regjistruara në regjistrin e objekteve të miratuara për prodhimin e ushqimit me prejardhje të kafshëve.

Në vijim është dorëzimi i kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për prodhimin dhe shitjen e qumështit të deleve, dhive dhe lopëve në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2012, kumtoi Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Lartësia e mbështetjes është 3,5 denarë për një litër dhe 15 për qind shtesë për qumështin e prodhuar në ferma me lartësi mbidetare më të madhe se 700 metra.

Kërkesat dorëzohen deri më 30 prill të vitit 2013 në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku është kryer regjistrimi i ekonomisë bujqësore. Si dëshmi për qumështin e shitur dorëzohen shënimet blerëse të dhëna nga kapacitetet përpunuese të regjistruara në regjistrin e objekteve të miratuara për prodhimin e ushqimit me prejardhje të kafshëve.

Agjencia njëherësh i përkujton bujqit për mundësinë e dorëzimit të kërkesës për ndihmë për premi për sigurim për prodhimin primar bujqësor të siguruar, për vreshtat dhe pemishtet deri në 10 hektarë, për kulturat e drithërave deri në 20 hektarë dhe për bletë deri 100 familje të bletëve. Lartësia e mbështetjes është 60 për qind e shpenzimit të premisë për sigurim, ndërsa kërkesat dorëzohen deri më 30 gusht në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë ku është kryer regjistrimi i ekonomisë bujqësore

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *