Home / Lajme / Maqedoni / Disa refuzohen disa me rryshfet arrijnë tek nënshtetësia (VIDEO)

Disa refuzohen disa me rryshfet arrijnë tek nënshtetësia (VIDEO)

30 Prill – ” Në zyrën tonë vijnë çdo 2-3 njerëz që pyesin, marrin këshilla rreth problemeve me shtetësitë, për fat të keq janë njerëz që i përkasin kategorisë së thjeshtë, punëtorë të cilët s’kanë asnjë lidhje me politikën, numri i kësaj kategoria është shumë i madh”, thotë udhëheqësja e kësaj zyre Teuta Kamberi.

Janë me dhjetëra shtetas të Maqedonisë të cilët kanë lindur në këtë shtet por që nuk mund të marrin statusin e nënshtetësisë. Për arsye të shumta burokratike por edhe çështje të korupsionit ata nuk mund të arrijnë deri tek kjo e drejtë e tyre legjitime që u takon. Që ironia të jetë më e madhe, në shumë raste janë edhe vetë banorë rezidentë të cilët nuk mund marrin nënshtetësi edhe pse kanë lindur në këtë shtet, janë rritur dhe shkolluar por refuzohen nga organet e shtetit që të realizojnë këtë të drejtë të tyre të garantuar me ligjet aktuale në fuqi.Ata kanë lindur fëmijë, kanë krijuar familje por nuk kanë nënshtetësi. Linda është një nga ana ata që më shumë se 10 vite kishte pritur që të mer nënshtetësi dhe ishe refuzuar nga organet e shtetit. Ajo thotë se ishe refuzuar të mer nënshtetësi kurse pasi që kishte gjetur njeri të fuqishëm dhe kishe paguar 200 euro, ishte pajisur me nënshtetësi. Organet e rendit janë kategorik se rastet koruptive janë eliminuar për sa i takon nënshtetësive. Linda disa herë ishte refuzuar për nënshtetësi krahas insistimit të saj. “Më kanë refuzuar disa herë për nënshtetësi, kurse kjo më ka penguar në shumë gjëra tjera gjatë jetës normale. Pa nënshetës nuk mund të kryesh asnjë punë në asnjë institucion të shtetit. Kam gjetur një njeri, përmes shumë kontakteve të mëparshme, i cili me premtoi se për 200 euro do më kryente punë. Dhe ashtu ndodhi. Jemi takuar në një lokal në Tetovë ku i kam dhënë 200 ero, dhe më pas kam marrë nënshtetësinë”, pohon Linda. Por në Policinë e Tetovës janë kategorik se nuk ka raste të mashtrimeve me nënshtetësitë. Madje në Policinë e Tetovës theksojnë se nuk ka as raste të kallximeve penale për ndonjë qytetarë që ka bërë ndërmjetësim me para gjatë marrjes së nënshtetësisë. “Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, nuk ka të rregjistruar deri më tash asnjë rast apo denoncim për keqpërdorim gjatë dhënies së nënshtetësisë. Poashtu nuk ka ndonjë denoncim ndaj ndonjë personi për ndërmjetësim gjatë marrjes së nënshtetësisë”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Ai sqaron se policia ndjek nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me nënshtetësitë dhe nëse shfaqen keqpërdorime apo mashtrime të kësaj natyre atëherë janë të gatshëm të veprojnë conform ligjeve aktuale në fuqi në vend.Megjithatë problemi i nënshtetësisë nuk përfundon me kaq. Ka edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët nuk mund të arrijnë deri tek kjo e drejtë. Një qytetarë nga Kumanova, kishte udhëtuar më shumë se 100 kilometa për të ardhur në zyrat e PUSH-it në Tetovë (zyrë civile për rastet e nënshtetësisë) për të kërkuar ndihmë. Ai ka lindur dhe është ritur në Kumanovë por që nga viti 1992 nuk ka nënshtetësi të Maqedonisë. Kështu, Avdullah Ibrahimi banor i Kumanovës, ankohet se prej atëherë e këndej nuk mund të ketë nënshtetësi të Maqedonisë kurse arsyet pse e refuzojnë ai thotë se janë banale. Ai shprehet se gruaja e tij që është nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë nënshtetësinë ndërsa vetëm ai jo. Sipas Ibrahimit, në emër të tij ka shtëpinë , dyqanin, dhe të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, por ai nuk ka asnjë dokument verifikimi, çertifikatë dhe leje qëndrimi. “Disa herë kam parashtruar kërkesë për nënshtetësi por më kanë refuzuar. Në vitin 1999 kam shkuar në Zvicër ku jam rregjistruar si refugjat dhe ku kam vazhduar të qëndroj. Unë nënshtetësi kam pasur deri në vitin 1992 kam pasur dokumente të gjitha por më pas me kanë fshi dhe sot e kësaj dite ende nuk më japin këtë. Është apsurd ngase shtëpia është në emrin tim, faturat vijnë në emrin tim, kam dyqnin poashtu të rregjistruar në emrin tim. Kam kryer shkollën e mesme bujqësore edhe atë në gjuhën maqedonase prej ku kam diplomë.Këtu kam lindur, këtu jam shkolluar dhe në fund më kanë fshi edhe pse kam pas nënshtetësi të këtij shteti”, pohon Avdulla Ibrahimi, banor i qytetit të Komunovës. Poashtu këtë poblem e ka edhe zonja Naxhie Osmani e cila ka lindur në vitin 1967 në Çair të Shkupit dhe jeton në fshatin Bukoviç që i përket Komunës së Shkupit. Edhe pse ka lindur në Shkup dhe është banore e kryeqytetit zonja Naxhie nuk ka shtetësi të Maqedonisë, ndërsa bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët janë shtetas të Maqedonisë. Ajo pasi ka parashtruar disa herë kërkesa për shtetësi që nga viti 1997 e këndej megjithatë çdo herë ka marrë përgjigje negative. Ndërkohë, në zyrat e një organizate civile në Tetovë çdo ditë njerëz që kanë probleme me nënshtetësinë vizitojnë këta zyra dhe marrin këshilla.” Në zyrën tonë vijnë çdo 2-3 njerëz që pyesin, marrin këshilla rreth problemeve me shtetësitë, për fat të keq janë njerëz që i përkasin kategorisë së thjeshtë, punëtorë të cilët s’kanë asnjë lidhje me politikën, numri i kësaj kategoria është shumë i madh”, thotë udhëheqësja e kësaj zyre Teuta Kamberi. Llogaritë e organizatave joqeveritare janë se në Maqedoni me qindra qytetarë që kanë lindur në këtë shtet nuk mund të marrin nënshtetësi. TV KOHA

(Storja është realizuar për rrjetin e gazetarisë Hulumtuese (SCOOP) në Maqedoni.

DISA REFUZOHEN DISA ME RYSHFET ARIJNË TE NËNSHTETSIA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *