Home / Lajme / Maqedoni / Ditë e hapur e Universitetit të Evropës Juglindore (VIDEO)

Ditë e hapur e Universitetit të Evropës Juglindore (VIDEO)

Tetovë, 13 Prill – Në pesë fakultetet për biznes dhe ekonomi, për administratë publike dhe komunikime, për shkenca bashkëkohore dhe teknologji, për gjuhë, kultura dhe komunikime dhe në Fakultetin juridik planifikojmë të regjistrojmë rreth 1.300 studentë të rinj, të cilëve u ofrojmë standarde më të larta ndërkombëtare për arsimin e tyre të lartë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze”, deklaroi rektori Zamir Dika.

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë sot me ditë të hapur në kampusin universitar e prezantoi konkursin për regjistrim të studentëve për vitin e ri akademik 2013/2014.

“Dita e hapur është praktikë e transmetuar nga universitetet më të mira në SHBA, e cila jep rezultate të shkëlqyeshme për ne. Këtë vit në tre ciklet akademike kemi pasur 19 programe deridiplomike, 30 programe të magjistraturave dhe gjashtë të doktoraturave me 12 module të cilat do të punojnë në kuadër të Shkollës për doktoraturë. Në pesë fakultetet për biznes dhe ekonomi, për Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike, për shkenca bashkëkohore dhe teknologji, për gjuhë, kultura dhe komunikime dhe në Fakultetin juridik planifikojmë të regjistrojmë rreth 1.300 studentë të rinj, të cilëve u ofrojmë standarde më të larta ndërkombëtare për arsimin e tyre të lartë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze”, deklaroi rektori Zamir Dika.

Ai paralajmëroi edhe vazhdimin e aktiviteteve të Institutit për punë shkencore-hulumtuese Maks van der Shtul në kuadër të programit për marrëdhënie juridike ndërkombëtare, në bashkëpunim me profesorë nga Holanda, me ç’rast mësimi mbahet në gjuhën angleze.

NË UEJL FILLUAN ” DITËT E HAPURA ” ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *