Home / Lajme / Maqedoni / Dogana shënon 21 vjet nga pavarësimi

Dogana shënon 21 vjet nga pavarësimi

11 prill-Me këtë rast sot do të mbahet ligjëratë për drogat kushtuar nxënësve të shkollave të mesme. Ligjërues do të jenë nëpunësit doganorë nga Sektori për kontroll dhe hetime të cilët do të përqëndrohen në disa konfiskime të drogave, ndërsa profesorë nga Klinika për toksikologji do të flasin për pasojat e dëmshme nga përdorimi i drogave.

Drejtoria doganore me disa ngjarje do ta shënojë 21-vjetorin nga pavarësimi i saj.

Me këtë rast sot do të mbahet ligjëratë për drogat kushtuar nxënësve të shkollave të mesme. Ligjërues do të jenë nëpunësit doganorë nga Sektori për kontroll dhe hetime të cilët do të përqëndrohen në disa konfiskime të drogave, ndërsa profesorë nga Klinika për toksikologji do të flasin për pasojat e dëmshme nga përdorimi i drogave.

Të premten do të mbahet solemnitet tradicional në të cilin në mënyrë premierike do të shfaqet emision për fëmijë me temë dogana, ndërsa do të prezantohen edhe aktivitetet e Drejtorisë doganore në vitin 2012. Pasdite nëpunësit e rinj doganor do të japin betim, ndërsa ata që kanë mbushur 30, 20 dhe 10 vjet stazh pune do t’u ndahen monedha ari dhe argjendi.

Të hënën Drejtoria doganore organizon aksion për dhurim të gjakut.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *