Home / Lajme / Rajon / Dokumenti origjinal 15 pikësh i Marrëveshjes

Dokumenti origjinal 15 pikësh i Marrëveshjes

Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3.

Nga Brukseli tashmë është publikuar Marrëveshja e arritur sot midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e plotë origjinale përmban 15 pikat, për të cilat janë dakorduar dhe kanë nënshkruar Thaçi dhe Daçiq, me ndërmjetësimin dhe garantimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Më poshtë vijon marrëveshja e plotë 15 pikëshe:

1. Do të ketë një Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen.

2. Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3.

3. Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe, si Presidenti, zv/president, Kuvendi dhe Këshilli.

4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociaionin . Asociacioni/Bashkësa do të ketë mbikëqyrje për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.

5. The Asociacioni/Bashkësa do të ketë të tjera kompetenca që mund ti delegohen nga pushteti qendror. Bashkësia/ Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Në ndjekje të këtij roli parashikohet një funksion monitorues.

6. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.

7. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.

8. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.

9. Përbërja e Policisë në veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të popullatës në 4 komunat. Do të ketë edhe një komandant për Komunat e Mitrovicës Jugore, Skënderajit dhe Vushtrrisë. Komandanti rajonal i 4 komuanve veriore do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonal.

10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.

11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore, ( Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.

12. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

13. Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit.

14. Janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajoj të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.

15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *