Home / Lajme / Maqedoni / Dollneni përplas BDI-në dhe PDSH-në (VIDEO)

Dollneni përplas BDI-në dhe PDSH-në (VIDEO)

22 Prill – Partitë shqiptare BDI dhe PDSH sot janë deklaruar lidhur me humbjen e djeshme në komunën e Dollnenit, ku kandidati i BDI-së, Avdulla Bajramovski humbi përballë kundërkandidatit të tij nga VMRO-DPMNE, Bose Milloshoski.

BDI jozyrtarisht për këtë ka fajësuar PDSH-në dhe njerëzit e saj që kanë përkrahur VMRO-DPMNE dhe kandidatin e saj, ndërsa nga PDSH ka ardhur zyrtarisht akuza se BDI ka bashkëpunuar në Dollnen me VMRO-DPMNE.

Nga BDI megjithatë kanë theksuar se kanë evidentuar parregullësi dhe se nuk do të dorëzohet beteja për Dollnenin.
”Ne kemi ankesat që do ti dorëzojmë pranë KSHZ, pasi që në fshatin Cërnilishtë janë siguruar vota të pastra nga shqiptarët në mënyrë të parregullt dhe ashtu që me një epërsi prej mbi 300 votave, fitoi kandidati i VMRO-DPMNE”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Nga PDSH kanë theksuar se akuzat e BDI-së janë idioteske dhe të pabaza, pasi që PDSH ka përkrahur kandidatin e BDI në Dollnen.
“Këtë e flasin argumentet. Në raundin e parë zgjedhor, votat e kandidatit të vetëm shqiptar për Komunën e Dollnenit atij të PDSH-së bashkë me votat e kandidatit të BDI-së Avdulla Bajramovski, arritën numrin 3800 vota. Ky numër i votave përsëritet edhe në raundin e dytë ku Bajramovski i BDI-së ka marrë të njëjtin numër të votave, pra 3800”, shtoi deputeti Fazliu.
Sipas tij, BDI ka manipuluar zgjedhjet në disa komuna, si në Çair, Tetovë, Likovë, e kështu me radhë.
Deputeti Fazli tha se partia shqiptare në pushtet me polici deshi të pengojë fitoren e këtij subjekti politik në komunën e Strugës.

DOLLNENI PËRPLAS PARTIT SHQIPTARE PDSH-në DHE BDI-në ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *