Home / Sport / Dorëzohet Stramaçioni: Më shumë se kaq nuk bëjmë dot!

Dorëzohet Stramaçioni: Më shumë se kaq nuk bëjmë dot!

Humbja në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe lamtumira e një tjetër objektivi të rëndësishëm për klubin duket se ka qenë e parashikuar në radhët e skuadrës së Interit, pasi trajneri Stramaçioni ka bërë të qartë pas ndeshjes se nuk kishte çfarë t’u kërkonte më shumë lojtarëve të tij.

“Vetëm mund t’i bëj komplimente lojtarëve të mi, pasi kemi dhënë çdo gjë që kishim mundësi në fushën e lojës. Më shumë nuk mund të bënim, pasi kjo është një periudhë pak e vështirë për ne. Roma e meritoi më shumë kualifikimin në finale, po të shihen të dy ndeshjet”, pranoi ai, duke pohuar njëkohësisht se në fund të sezonit do të ketë një takim me presidentin Morati për të diskutuar të ardhmen e tij.
“Unë kam dhënë gjithmonë maksimumin duke vënë edhe veten në rrezik. Do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë, deri me 30 qershor do të jap gjithçka për ngjyrat e kësaj skuadre. Më pas do të jetë presidenti që do të më tregojë se si do të jetë e ardhmja. Me 30 qershor presidenti Morati do të më thotë nëse jam ende trajneri i Interit, më pas mund të dalin me qindra emra”, deklaroi Stramaçioni.
Edhe vetë Morati e ka marrë me sportivitet humbjen. “Skuadra bëri atë që ishte e mundur pasi situata ishte në limitet e të mundshmes. Na mungojnë edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit dhe shpresojmë t’i zhvillojmë duke pasur 11 lojtarë në dispozicion”, tha ai duke iu referuar dëmtimeve të shumta për skuadrën e tij, të cilave dje iu shtua edhe ai i Kambiasos.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *