Home / Sport / Drita i rikthehet disfatës

Drita i rikthehet disfatës

“Disfatë e papërshtatshme në një moment kur menduam se gjërat do të mernin kahje pozitive. Të gjithë tentuam të japim maksimumin për të vazhduar me fitore pas triumfit kundër Napredokut, por ja që Metalurgu edhe një herë u tregua ekip më me fat kundër neve. Jo se na dominuan aq, por disa gabime në repartin e mbrojtjes na penalizuan, ndërsa edhe sulmi nuk bëri si duhet punën e vet. Kthim prapa s’ka, duhet të shikojmë përpara dhe të tentojmë që në ndeshjet e rradhës të tentojmë të arkëtojmë sa më shumë pikë”, deklaroi sulmuesi i Dritës, Ardian Nuhiu.

Skuadra e futbollit Drita ka pësuar disfatë 0:2 nga Metalurgu në ndeshjen e anuluar të xhiros së 24 të futbollit vendor, e cila u zhvillua të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë. Përballja që duhej të luhet të dielën, u shty për shkak të zgjedhjeve lokale në vend, ndërsa për shkak të terenit të keq në Bogovinë, drejtuesit e Dritës vendosën që takimin e tyre ta zhvillojnë në Tetovë, ku kushtet janë ‘më të mira’. Bogovinasit në pranverë nuk po shënojnë rezultate të pritura dhe fitorja e mesjavës 1:2 në Kërcovë kundër Napredokut dha sinjale se ekipi rrigjen formën e duhur që do ta kthente ekipin në rrugën e suksesit. Mirëpo edhe përkundër dëshirës për rezultat pozitiv, Drita ka pësuar disfatën e rradhës, kësaj here përsëri nga Metalurgu, që në anën tjetër kthehet në luftën për titullin e kampionit. Skuadra nga Autokomanda e Shkupi u tregua ekip më kualitativ dhe në minutën e 36-të avansoi 1:0 me anë të Stevanoviqit, pas një aksioni të mirë dhe gabimit të mbrojtësit Lukiq. Drita nuk pati fuqi të rrikthehet, ndërsa miqtë sollën golin e dytë, kur në minutën e 58-të pas harkimit nga këndi, Mitrevski realizoi për 2:0. Drita pa veten në nok-daun dhe nuk kishte ide për të kthyer gjërat në favor, kështu që e tëra që mundën të bëjnë deri në fund ishte kartoni i kuq i kapitenit, Amir Aliu. “Disfatë e papërshtatshme në një moment kur menduam se gjërat do të mernin kahje pozitive. Të gjithë tentuam të japim maksimumin për të vazhduar me fitore pas triumfit kundër Napredokut, por ja që Metalurgu edhe një herë u tregua ekip më me fat kundër neve. Jo se na dominuan aq, por disa gabime në repartin e mbrojtjes na penalizuan, ndërsa edhe sulmi nuk bëri si duhet punën e vet. Kthim prapa s’ka, duhet të shikojmë përpara dhe të tentojmë që në ndeshjet e rradhës të tentojmë të arkëtojmë sa më shumë pikë”, deklaroi sulmuesi i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili para kësaj përballje ishte ndër më optimistët për rezultat pozitiv. Kjo fitore skuadrën e Metalurgut e nxjer në pozitën e dytë me 44 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Vardari dhe ekipin nga Autokomanda e vëndon në pozitë të mirë për të synuar titullin e kampionit. Ndërkohë Drita me humbjen e re mbetet në zonën e balotazhit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *