Home / Sport / Drita pret Metalurgun në Tetovë

Drita pret Metalurgun në Tetovë

“Ne jemi të gatshëm për këtë përballje, nga e cila presim rezultat pozitiv. Një javë më parë humbëm nga Metalurgu në terenin tonë, por tani shpresojmë që gjërat të rrjedhin ndryshe. Fitorja në Kërçovë kundër Napredokut na kthen vetëbesimin dhe ne besojmë në rezultat pozitiv. Për më shumë, jemi të obliguar të vërtetojmë se fitorja kundër Napredokut nuk ishte e rastit dhe se Drita ka potencial për të shmangur pozitat e rrezikut”, shprehet sulmuesi i Dritës, Ardian Nuhiu.

Takimi i xhiros së 24 ndërmjet Dritës së Bogovinës dhe Metalurgut të Shkupit, i shtyrë për shkak të zgjedhjeve lokale, do të zhvillohet të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00. Bogovinasit një javë më parë u mundën në teren të vet 1:2 nga i njëjti kundërshtar dhe një prej arsyet e humbjes nga tabori i Dritës u potencua tereni i vështirë për lojë. Për këtë shkas, drejtuesit e skuadrës kanë vendosur mos të përsërisin gabimin e njëjtë dhe kanë vendosur që si teren vendas për takimin me Metalurgun ta paraqesin stadiumin e qytetit në Tetovë, i cili sado kudo ka kushte pak më të mira se ai i Bogovinës. “Ne jemi të gatshëm për këtë përballje, nga e cila presim rezultat pozitiv. Një javë më parë humbëm nga Metalurgu në terenin tonë, por tani shpresojmë që gjërat të rrjedhin ndryshe. Fitorja në Kërçovë kundër Napredokut na kthen vetëbesimin dhe ne besojmë në rezultat pozitiv. Për më shumë, jemi të obliguar të vërtetojmë se fitorja kundër Napredokut nuk ishte e rastit dhe se Drita ka potencial për të shmangur pozitat e rrezikut”, shprehet sulmuesi i Dritës, Ardian Nuhiu, autor i njërit prej golave në fitoren 2:1 ndaj Napredokut në Kërçovë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *